Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta themelues i katedrës së Ortopedisë

Dr. Agron Pustina ka qenë mjek, ortoped, doktor i shkencave, profesor. Lindi më 1944 në Tiranë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu ne Shkup. Diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup më 1967. Specializoi në lëmin e Ortopedisë në Bruksel.

Studimet pasdiplomike i mbaroi në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb dhe më 1975, mbron temën e magjistraturës me titull: “Kontributi i ligamenteve teres A në nyjat vaskulare të femurit te fëmijët me lukacion kongjenital të kokërdhokullës”. Ndërsa, më 1979 në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb mbron tezën e doktoratës me titull: ”Dinamika e ndyshimeve vaskulare të pjesës proksimale të femurit te fëmijët me lukacion kongjenital të kokërdhokullave” (SK).

Ishte njëri nga themeluesit e katedrës së ortopedisë. Më 1971 kalon në Klinikën Ortopedike në Prishtinë, ku merr titullin profesor ordinar i lëndës Kirurgjia e përgjithshme dhe luftarake në Fakultetin e Mjekësise në Prishtinë. Pas luftës për një kohë te gjatë ishte drejtues i Bordit për edukim të vazhdueshëm në Ministrinë e Shëndetësisë të Kosovës. Ka marrë pjesë në disa Kongrese e simpoziume ndërkombëtare dhe ka publikuar 26 punimeshkencore si autor dhe koautor. Në Kongresin e parë të Mjekësisë, Oda e Mjekëve të Kosovës e dokoron me titullin “Nderi i Mjekut” për kontributin e veçantë në themelimin dhe zhvillimin e shërbimeve dhe institucioneve në Kosovë.
Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Please follow and like us: