Yuri Kim-kreut të SPAK: Të ndëshkohet ashpër çdo i korruptuar
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja. Në një postim në “Twitter”, Kim shkruan se SPAK duhet të ndjekë korrupsionin pavarësisht se sa i fuqishëm, i pasur apo secilës parti i përket individi. Ndër të tjera, Kim ka treguar arritjet e SPAK ku ndër të tjera, ka qenë dhe konfiskimi i mbi 70 milionë eurove të parave që qarkullonin nga veprimtari kriminale.
Postimi i Yuri Kim:
1/2 U takova me shefin e SPAK
@KrajaArben1
për të nënvizuar pritshmërinë që SPAK do të ndjekë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar – pavarësisht se sa i fuqishëm apo i pasur, pavarësisht se cila parti. Me më shumë prokurorë dhe hetues të rinj të NBI, SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate çdo ditë.
2/2 Që nga fillimi i vitit 2021, SPAK ka hapur 264 raste të reja (218 korrupsion + 46 organizata krim). 127 persona janë dënuar. Vendimet përfundimtare të gjykatës konfirmuan konfiskimin e € 70+ milion që tani i janë transferuar shtetit shqiptar. Hap pas hapi…