Albspirit

Media/News/Publishing

Laura Nezha e Mehmet Xhelili, të shtunën e të dielën në një komedi magjike tek Artet

Rita është një parukiere e martuar që kërkon një jetë më të mirë. Frank është një profesor anglez që kërkon një mënyrë për të mbështetur shpenzimet për zakonin e tij të pirjes së alkolit.

Kur Rita hyn në zyrën e tij të mykur duke dashur të dijë “gjithçka”, ajo i jep jetë të re Frankut dhe literaturës që ai mendon se e njeh aq mirë. Kjo është përrallë moderne, e dashur, për natyrën gërryese të jetës gjysmë të jetuar, potencialin për të zgjuar shpirtin e tjetrit dhe fuqinë e zgjedhjes.

DUKE EDUKUAR RITËN po vjen në Teatrin Veror të Universitetit të Arteve në një version sa komik aq dhe erotik. Shiheni atë tek shkëlqen në një dritë krejt orgjinale.