Alba Bajraktari: E djathta ndihet e përçarë, është momenti të bashkohen forcat!
E djathta ndihet e përçarë, e çorientuar e vobektë. Ngjarjet e sapondodhura nuk janë veçse lëngim i fundit pas një agonie të gjatë. Gjendja vulnerabël e së djathtës lë jetim jo vetëm mbështetësit e saj, ata që besuan në ndryshim, por të gjithë qytetarët shqiptarë. Kjo pasi mungon forca jetike për frymëmarrjen e demokracisë, ekuilibri i pushtetit.
Sidomos në gjendjen ku ndodhemi me qeverisje të gjithëpushtetshme, dobësia e së djathtës është thirrje e fortë alarmi.
Është momenti të bashkohen forcat, është momenti për ata që duan të bëjnë ndryshimin të përfshihen në një strukturë në nevojë riorganizimi. Nuk është momenti për ndasi lider i vjetër apo aktual. Është momenti për përfshirje masive, Partia Demokratike ka nevojë për figura të reja. Ta lëmë të shkuarën pas, dhe të ndërtojmë të ardhmen. Kemi rrugë përpara, zgjedhjet lokale na presin.