Albspirit

Media/News/Publishing

Altin Sh. Kajtazi: U NDALA TE E BUKURA

U ndala te e bukura, n’ëndërr s’jam as n’varr
e kam vështirë t’marr frymë, e qartë pse
ketë buzëqeshje e njoh, nga çasti i parë
këto rreze dielli pshtjellin trupin tim, sytë u shkrin si akull
për të, për të!
Mendja m’shkon n’qiell tue menue
mu ngjitë edhe unë a është e mrrijshme?
e ngrita dorën, eshtrat ç’kokël mu bënë
shkunda veç skajet e degës, thërrime sytë
e fundit kur t’pashë, më s’mund t’shoh prej reve
n’qiell më as më mendje s’mund të vë!
15.09.2021.
Please follow and like us: