Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: KURBATKA

Tablo e piktorit Nikolla Millo

 

Lumi gjarpër, syri flakë,
brengë zhur, plasur së qari.
Fjongokuqja, def i çarë,
ngre të vdekurin nga varri.
Këmbëzbathur n’atë breg,
lumi gjarpër, syri flakë.
Dielli shtang e shelgu qesh,
herë në muzg e herë në ag.
Thupër shiu bëhet hark,
çan e shkrif një shkretëtirë.
Lumi gjarpër, syri flakë,
belin – bel si fluturidhë.
Tinguj zjarri kjo muzikë,
shpres’ a djall që plas në gjak.
Gjinj’ lëvduar, krejt pa frikë,
lumi gjarpër, syri flakë.
Përvëlim që djeg e pjek,
buzë shegë, trupin saç.
Lumin, po deshe ta shes,
shpirtin kurrë nuk ta jap …!
Vëllimi PENGJE TË GURËVE, 2021
Please follow and like us: