Albspirit

Media/News/Publishing

Prend BUZHALA: ESAT PASHË TOPTANI OSE NËNSHKRUESI I BASHKIMIT ME SERBINË, ALEKSANDËR VULIN DHE SONJA BISERKO

“Serbia i kujton heronjtë e saj por Serbia i kujton edhe miqtë e saj dhe ne nuk do ta harrojmë Esat Pashën i cili në momentet më të vështira ishte përkrah nesh. Esat Pasha ishe mik i serbëve, padrejtësisht i harruar dhe i anatemuar nga historia, qoftë edhe e jona”, tha Vulin më 16 nëntor 2014.

(Ose mbi kërkimin e Toptanëve të rinj nga qarqet politike serbe. Koha kur Esat Pasha kërkonte union e bashkim me Serbinë)
Diku para gjashtë vjetësh, në shtypin serb jepej një lajm dhe deklaratë e Aleksandar Vulin-it (sot ministër i punëve të brendshme i Serbisë), se si po vendoste kurora me lule për heronjtë serbë “të vrarë në Luftën e Parë Botërore dhe një miku të popullit serb, shqiptarit Esad Pashë Toptani në ushtrinë serbe, në varrezat në Thieu pranë Parisit “. Vulin, pasi vuri lule te varri i Esat pashë Toptanit, tha: “Serbia kujton heronjtë e saj. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu sot. Por edhe Serbia kujton miqtë e saj dhe nuk do ta harrojë kurrë Esad Pashën, edhe pse ishte me ne në momentet më të vështira ”. Ai tha se tërheqja e ushtrisë serbe nuk do të ishte e mundur pa sakrificën e tij, pa vetëmohimin e tij, “dhe ai pagoi me kokë për ata që urrenin Serbinë dhe serbët më shumë se ata e donin vendin dhe popullin e tyre. Esad Pasha është mik serb, i harruar padrejtësisht, i lënë pas dore padrejtësisht në histori, madje edhe e jona. Esad Pasha është një shembull se si duhet të bashkëpunojnë Shqipëria dhe Serbia. Rruga e Esad Pashës është rruga e mirëkuptimit, është rruga e marrëdhënieve të mira fqinjësore, dhe ai është një shqiptar që i donte serbët. Kjo është arsyeja pse ne nuk duhet ta harrojmë”.
1.
A u harrua kjo histori shqiptaro-serbe viteve të fundit?
Për deri sa qarqe politike, me fytyrën e të moderuarit, nuk e kanë “guximin” e Esat Pashës për t’u bërë “mik i Serbisë”, brenda vetë qarqeve shoqërore serbe pati reagime, siç ishte ai i Sonja Biserkos, e cila tronditi ato qarqe klerikalo-politike, se historia e Serbisë “është një gënjeshtër e madhe, që zbukurohet me anën e miteve”. Ndërkaq, në[ një revistë serbe të atij viti, thuhet: “Të gjithë njerëzit e arsyeshëm, të cilët e njohin biografinë e Esad Pashë Toptanit, nuk do të ishin krenarë për miqësinë e tij të pretenduar, as nuk do ta ofrojnë (publikisht) si një shembull sesi duhet të bashkëpunojnë Shqipëria dhe Serbia. Përkundrazi…. Ajo që Serbia dhe Mali i Zi, në bashkëpunim me Esad Pashën, bënë në Shqipëri në luftërat ballkanike, është një turp historik për popullin serb dhe malazez. Ministri Vulin mburret dhe Esad Pasha – një tradhtar i popullit shqiptar, ofron dhe vlerëson shërbëtorin kukull të regjimit serb si një shembull bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Serbisë… Për më shumë se 100 vjet, “bashkëpunimi” i Serbisë me Esad Pashë Toptanin ka qenë një shembull i teksteve shkollore se si Serbia, nëse dëshiron të mbijetojë, nuk duhet të veprojë më kurrë ndaj Shqipërisë ose ndonjë vendi tjetër, fqinj dhe të njohur ndërkombëtarisht.” Më tutje, pasi përmenden okupimet e ushtrisë serbo-malazeze në Shqipprinë qendrore më 1912-1913, vrasjet e kryera, përmenden edhe Marrëveshja me Nikolla Pashiqin më 1914, intervenimin ushtarak të Serbisë më 1915 për vendosjen e ruajtjen e regjimit të Esad Pashë Zoptanit, ky artikull thekson Marrëveshje ne fshehtë mes Serbisë dhe Esad Pashës për krijimin e një bashkimi të vërtetë të Serbisë dhe Shqipërisë -e njohur si “Marrëveshja e Tiranës”: “Esad-pasha u varros në varrezat ushtarake serbe në Tije në pyllin e Bolonjës, ku një gjysmëhënë qëndron ende në detin e kryqeve.” Aty thelsohet se për më shumë se 100 vjet, Serbia ka fshehur pushtimin (aneksimin) e pjesëve të Shqipërisë dhe krimet e kryera me atë rast.
Kjo revistë serbe përfundon:
“Unë mendoj se Esad Pasha nuk është një mik shembullor serb dhe se zyrtarët e qeverisë serbe nuk duhet të jenë krenarë për të, as bashkëpunimi me të nuk duhet të jetë një shembull sesi duhet të bashkëpunojnë Shqipëria dhe Serbia. Esad Pasha është një dashamirës i pushtetit tradhtar… ai nuk është dhe nuk duhet të jetë shembull i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Serbisë.”
2.
Kjo politikë serbe, prototipa të së cilës janë A. Vulin dhe A. Vuçiq, heqin traditën që nga pahsiqët e deri te Dobrica Qosiq, shkrimtar i njohur e po ashtu i njohur për idenë e tij të ndarjes së Kosovës mes Shqipërisë e Serbisë, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore… dhe këtë pikëpamje e ka përsëritur edhe më vonë… Qosiq ka mirënjohjet më të larta shtetërore e nacionale serbe, pikërisht pse ka deklaruar: “Rrena është interes i shtetit serb.”
“Rrena është pjesë e vetë qenies serbe.”
Dobrica Qosiqi, shkrimtar e ideolog serb, është konsideruar dhe serbët e konsiderojnë baba i kombit serb dhe ndër shkrimtarët më të përkthyer edhe ne bote nga letërsia serbe. I njohur për platformat e zhbërjes së shqiptarëve dhe i nxitjes së luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi, ai para sa dekadash pati deklaruar:
“Serbia kaherë e ka humbur Kosovën. Një ditë ne do të detyrohemi ta braktisim atë përgjithmonë. Por, me atë rast ne do ta bëjmë Kosovën tokë të djegur… Jo vetëm kaq. Shqiptarët do t’i hedhim 50 vjet mbrapa…”
“Gënjeshtra është virtyti më i lartë i popullit serb. Ne gënjejmë për të mashtruar, të ngushëllojmë një tjetër; gënjejmë nga dhembshuria, gënjejmë nga turpi, për të inkurajuar, për të fshehur mjerimin tonë, për të gënjyer për ndershmërinë. Ne gënjejmë për lirinë. Një gënjeshtër është një formë e patriotizmit serb dhe një konfirmim i inteligjencës sonë të lindur. imagjinative, shpikës ”, thoshte Dobrica Qosiç, duke përshkruar historinë, të tashmen dhe të ardhmen e politikës serbe.
Kështu, gjithmonë kanë deklaruar pushtuesit në ikje. Kjo ta kujton atë deklaratën e njohur, të egër, të qeveritarëve turq që po iknin nga tokat shqiptare: “Do të na keni pas, si hije, edhe 500 vjet të tjera…”.
Ende na ndjek hija serbe, për të këqijat që na i kanë shkaktuar…
Dhe çka ka demantuar koha nga këto thënie të Qosiqit, kur brenda Kosovës na janë krijuar kushedi sa Serbi te Vogla në emër të trashëgimisë kishtare?!
Serbia gjithmonë ka qenë antievropiane, rrjedhimisht dhe antishqiptare…
Qosic e instaloi fashizimin e tipit të Sveti Savës dhe ultranacionalizmin përmes Memorandumit të Akademisë serbe.
Dhe, kur gjatë dy dekadave të pasluftës, ata as që i pranojnë masakrat e gjenocidin mbi Kosovën, duke gënjyer, mashtruar e folur mbarë e prapë nëpër botë, atëherë çfarë kuptimi ka dialogu me një vend që gjenocidin ndaj të tjerëve dhe mashtrimin e ka ngritur në filozofi shtetërore e kombëtare?
Ajo do të kërkojë vazhdimisht toptanët e rinj për bashkëpunim, për ëndrrat e daljes në Adriatik, nën firmën e emrave të bukur për bashkëpunim e integrime.
(10 shtator 2021).
Please follow and like us: