Albspirit

Media/News/Publishing

Rifat Ismaili: “IKU VAPA ME GUSHTIN”

Eh! Iku vapa me gushtin
Po s’shkojnë lehtë avujt në shpirt…
Rikthehen buzëqeshjet e trazuara
E vishem prapë me dritë.
Kjo “vapa” shkoi me gushtin
Si tretet larg një mall…
Veç  për atë që s’humb
Dhe për flladin qe s’ndal…
Veç për atë që shkoi
Por që mbeti prapë
Filxhan i kujtesës
Qëndisur në ar…
Si mundet të shkojë vallë
Një dashuri pa kthim?
E gjen në çdo kitarë
E ndjen tek çdo gjëmim.
E gjen brenda teje
Fshehur brenda nesh
Si një çelës i zemrës
Shkel syrin e buzëqesh.
“Verat” e jetës shkojnë
Por farë e saj mbetet
Shfaqet pa ndier në agim
Dhe prapë me vesën tretet.
Please follow and like us: