Albspirit

Media/News/Publishing

Çfarë la pas vdekja e princeshë Dianës?

Ishte gusht 1997, kur për shkak të një aksidenti me makinë në Paris, ndërron jetë princeshë Diana. E njohur për fushatat e bamirësisë në mbarë botën dhe shpirtin e saj të pastër në oborrin mbretëror, vdekja e saj la shumë dhimbje pas, sidomos për dy djemtë, princin Harry dhe princin Williams. Në një emision të Oprah Winfrey, princ Harry u shpreh mbi gjendjet e ankthit, abuzimin me drogërat dhe alkoolin pas vdekjes së nënës së tij.

Ai ishte vetëm disa javë para ditëlindjes së trembëdhjetë, kur mësoi mbi lajmin e rëndë të vdekjes së të ëmës. Princ Harry tha se vitet e para ishin më të vështirat. Sapo e kuptoi realisht rëndësinë e asaj që kishte ndodhur, kërkonte çdo mënyrë për t’ju shmangur të vërtetës. Filloi të konsumonte drogëra, alkool, të binte edhe në gjendje ankthi.

“Familjarët, miqtë, vëllai i madh nuk më kuptonin. Isha krejtësisht i vetëm në ndjesitë e mia dhe fillova terapi rehabilitimi për ta përballuar gjithë ngarkesën psikologjike që po kaloja. Ishin vite të tmerrshme, i ngjaja aq shumë mamasë, saqë sa herë e shihja veten në pasqyrë, më dukej sikur shihja atë.

Kur nisa terapinë, më kishte pushtuar një ndjesi e tmerrshme dështimi. Ishin katër vite terapi për një person që kurrë nuk e mendonte se do të kishte nevojë për psikolog. Fakti që as nuk mbështetesha nga ambient përreth, e bëri akoma më të vështirë për mua ta përballoja humbjen e mamit.

Tani nuk dua më ta mendoj vdekjen e saj, sepse nëse e mendoj, thjesht do më kthehen mendimet që nuk mundem ta kthej dot mbrapsht dhe kështu do të mërzitem akoma më tepër. Ku qëndron rëndësia e të menduarit të diçkaje negative, e të menduarit të dikujt që ke humbur dhe nuk mund ta kthesh më në jetë? Kjo ishte arsyeja pse vendosa të mos e mendoj dhe të mos flas më për të.

Nëse njerëzit më pyesnin: “Si je?”, unë i përgjigjesha thjesht “Mirë”. Asnjëherë i lumtur, asnjëherë i mërzitur, thjesht mirë. “Mirë” ishte përgjigja e duhur, edhe pse ndihesha tmerrësisht i mërzitur”.

Please follow and like us: