Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Qesh Damiani, shkrihet edhe Luli!

Më vjen mirë kur pashë dhe dëgjova se si një deputet i qytetit tim, Saimir Korreshi, foli për hallet reale të Lushnjes. Si legjislaturën e kaluar dhe këtë, Lushnja ka pasur disa deputetë, por nuk kanë folur…, shto edhe emrat e atyre që nuk kanë asnjë lidhje me qytetin a zonën, si Gramoz Ruçi a Erjon Braçe i ndjeri Bashkim Fino, etj. Apo ndonjë tjetri nga krahu tjetër, si Tritan Shehu, të cilët për shkak të formulave në lista katapultohen në krye edhe pse nuk kanë asnjë lloj lidhje me qytetin. Po kështu ndodh kur medemek bëhen ”reforma” në legjislativ a ato zgjedhore. Shkurt kështu partia do siguroj asetet e veta politike, që janë në tërësi një dështim i garantuar. Kjo nuk ndodh vetëm me Lushnjen, por në përgjithësi. Dhe kur dalin në foltore flasin për konjukturat mes vedi se sa për problemet reale që po kalon një qytet i cili përfaqëson industrinë e bujqësisë së shqiptarëve. Kurrë nuk aplikuan praktika ligjore në shërbim të prodhimit, por praktika zgjedhore dhe administrative aq sot Lushnja është një katund i dorës së tretë, i varur sa nga Fieri dhe oreksi i njëshave. Megjithëse daton me një Institutet bujqësore më të hershmit, e që me vështirësi e riktheu, prapë ia hoqën, me arsyet nga më absurdet dhe me padëshirën për të mbledhur prirjet, por teserat. Nga ana tjetër jo rastësisht është e kapur nga mafia, ku ka gjetur një terren të shkëlqyer në tregjet e grumbullimit, përpunimin e plehrave, gangrenën sociale tonën. Madje një nga qytetet me problemet e krimit zero %, sot është i ndarë në blloqe hasmërish. Pushteti i të të dy krahëve i ka duart me mut deri në sqetualla. Sot ai djalë lushnjar tha problemet reale, me minj gjirizesh. Shërbimet sociale të dështuara, përkrahjen lëmoshë, bujqit dhe hedhja e prodhimeve në kanal. Asnjëherë nuk u fol kërkund për një plan afatgjat mbi përpunimin e tyre. Thuajse 70% e bujqësisë, vreshtarisë a pemtarisë, mbahet vetëm me shitjen e prodhimeve, jo me përpunimin tyre. Janë problemet tona, e vërteta jonë, por që po na i mbulon politika. Mirë zhargonët e kollarisur të qeverisjes pa kufi qeshnin, por kur shikoje që qeshte edhe Lulzim Basha me kompani të shpifej. E para gjë që të vjen në mendje është ajo që, mjerë ne se në dorën e kujt kemi rënë. Kur ligjvënësit qeshin me hallet, vendi ka rënë përtokë, kjo sepse qytetarët janë dorëzuar.
Please follow and like us: