Albspirit

Media/News/Publishing

Rama pranon ftesën e Kurtit për vizitë në Kosovë: T’ia nisim përgatitjen për mbledhjen e përbashkët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka falënderuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për urimin që ky i  fundit ia bëri atij për zgjedhjen për herë të tretë në krye të qeverisë shqiptare.

Rama gjithashtu e pranoi ftesën e Kurtit për vizitë në Kosovë, ku tha se këtë do ta bëjë po sa të kthehet nga Asambleja e OKB-së.

“Le t’ia nisim menjëherë me përgatitjen e Mbledhjes së Përbashkët. Uroj megjithë zemër dhe kam besim se do të bëjmë plot punë të mira në dobi të të dy shteteve tona”, shkroi Rama në llogarinë e tij në Twitter.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, e uroi Ramën për mandatin e ri të qeverisë së udhëhequr nga ai dhe e ftoi që ta vizitojë Kosovën dhe të organizohet mbledhja e përbashkët e të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Please follow and like us: