Albspirit

Media/News/Publishing

Altin Sh. Kajtazi: SI DITËN E PARË KUR U LINDA

Sot ma sjelltë qatë kënaqësi si ditën e parë kur u linda
u vërejt n’sy tuaj!
Zoti kështu deshti t’më qepë n’tokë, t’më hedh
njeri jam, lëmsh u bë natyra
asnjë dru më s’mugullon
frytet vjel janë
plotë erë arome vjeshta âsht
të skuqur s’po ju le
mbret nuk dua t’me quani as poet!
Lumenj shoh t’pastër, ndotur s’shoh
unë shoh t’mirën
mbledhne si thërrime buke
për mua, moment i çmuar është çdo moment që sot jam më ju
s’ma pat cigaren dhezë teksa mendoja një fjalë më këput
ju latë çdo fjalë t’mirë ndez në mua
andej ka vjen e shkon kjo ditë nate!
18.09.2021.
Please follow and like us: