Bledar Koçi: LAJMI I VJESHTËS

“Presim të na vish, vallëzat u poqën…”
Lajm më niste gjyshi,
vjeshtës me nje letër.
E unë buzëqeshja gërmave të bojës
Letrave të gjyshit,
Në një kohë tjetër.
……
Tani s’më njeh vjeshta, vallëzat më s’u poqën.
Se gjyshin s’gjej dot
As letrën e vjetër.
Please follow and like us: