Fritz Radovani: Universaliteti i At Gjergj Fishtës
Nuk e kam ndër mend me hapë diskutime për kenjen apo jo në letërsi të Shqipnisë së At Gjergj Fishtës O.F.M., kjo i perket “realizmit socialist”!
Besoj ju ka ra në sy se me “rilindjen komuniste”, akademia HASHSH-it përditë po ujit (gati shkrova po psh…) veprat e vyshkuna socialiste, të
kufomave dhe mumjeve të “Lidhjes së Shkrimtarve dhe t’ Artistave”… Që, edhe ndër foto duken si atëditë kur i kënduene Everit të ngordhun…
Si historian At Fishta “nuk vleë”, nuk i ka sherbye Beograd Stambollit! Disa nga ata që patne fatin me e njohtë At Fishtën, thonë se ishte piktor.
Disa të tjerë e kanë njohtë edhe si arkitekt… Shumë vite përpara bashkë me arkitektin e Vorrezave Monumentale të Rrëmajit në Shkodër, Ludovik
Zojzin, ka projektue disa faqata të Kishave, që kanë shpetue në 1967, kur “Revolucioni Kultural”, shkatrroi e shëmtoi Shkodrën tonë historike…
Tek foto naltë At Fishta asht në biblioteken e Tij, tue pikturue… Ndoshta, ajo pikturë asht zhduk bashkë me vlerat tjera të atij kolosi, që sot nuk
ka asnjë “shok” me të cilin mund të krahasohet. Shpërthimet e tij në disa drejtime nder veprat artistike që ka lanë dhe u ba i njohun, sot atë dhe
vetëm atë, e rreshtojnë nder gjenialitetet e Europës, perveç “Atdheut” tij që “neokomunistët” sot, e kanë nxjerrë në shitje si vend sllavo-anadollak.
Po, mos harroni, se këtë titull si artist-piktor, At Fishtës nuk ia kam vue as dhanë unë. Ishte i madhi piktor Simon Rrota që na e la të shkrueme!
Ishte pikrisht ajo brezni e papërsëritëshme e artistave që nuk duket se do t’i vijnë ma Rozafës plakë, të thinjun sa, gati mos u njohë kurrma…
Po një gja duhet ta dini se: “Ajo Rozafa jonë, matufosë nuk asht kurr”!
Mbi deren e Saj asht e daltueme: “Zoti vonon, po nuk harron!” …
Njëditë… Shkodranët kanë me i kujtue këta kujtime.., nuk janë të mijat.
Janë të Rozafës që nuk di me harrue nder shekuj…
Melbuorne, 18 Shtator 2021.