Shaban Murati: Realitete ruso-shqiptare me dashnoret e Ministrave të Jashtëm
Leximi i së shtunës
Gazeta e njohur ruse “Moscow Times” në 14 shtator me titullin “Dashnorja sekrete e ministrit të jashtëm rus ushtron influencë në ministri”, dhe mbi 50 media, televizione e portale ruse në të njëjtën ditë, botuan investigimin e rrjetit investigativ rus “Important stories”, që zbulonte se ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, ka në ministri dashnoren e tij Svetlana Poljakova, e cila ka ndikim në drejtimin e dikasterit në emërimet dhe në largimet e diplomatëve.
Sipas investigimit, Lavrovi e ka marrë me vete dashnoren dhe vajzën e saj dhjetra herë në udhëtimet e tij zyrtare jashtë shtetit dhe i ka bërë ato shumë të pasura dhe me prona jashtë shtetit nëpërmjet trafikut të influencës dhe lidhjeve të tij të ngushta me njerin nga oligarkët më të mëdhej të Rusisë, Oleg Deripaska, me jahtet dhe avionët personalë të të cilit shëtisin për qejf nëpër destinacione botërore turistike famija e fshehtë e Lavrovit.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, e pyetur nga gazetarët rusë në 16 shtator në brifingun e saj me shtypin lidhur me këtë investigim, e hodhi poshtë, por i shpëtoi goja dhe tha ndër të tjera se “ka pak të vërtetë”. Përgjigjen e saj e keni në faqen e Ministrisë së Jashtme Ruse.
Post Scriprum: Çdo ngjashmëri me disa ministra të jashtëm të Shqipërisë së periudhës së tranzicionit, që caktonin dashnoret e tyre biba në poste të larta diplomatike, i merrnin me vete në udhëtimet zyrtare jashtë shtetit dhe i konsultonin për emërimet në ministrinë e jashtme, është e rastit.