Albspirit

Media/News/Publishing

Festivali kulturor Shqipëri-Izrael, fakte e fenomene të panjohura për shpëtimin e hebrenjve

Në kuadër të Festivalit Kulturor Shqipëri-Izrael në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u mbajt një aktivitet kushtuar historisë, kulturës dhe letërsisë.

Personalitete të shquar të akademisë, letërsisë dhe artit sollën këndvështrime unike dhe hodhën dritë për shumë fakte dhe fenomene të panjohura më parë që lidhen me shpëtimin e hebrenjve në vendin tonë gjatë holokaustit.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua fushës së letërsisë, duke u përqendruar tek pikëtakimet dhe veçoritë tipologjike të shkrimtarëve të mëdhenj, Ismail Kadare dhe Amos Oz.
Në nisje të këtij eventi i ftuar special ishte Kryerabini i Ballkanit Yoel Kaplan, i cili u shpreh se, ”është një emocion i veçantë të jem këtu mes jush në këtë event për shkak se jo vetëm pasqyron marrëdhënien e mirë midis dy kombeve, por dhe rëndësinë dhe ngarkesën historike që ky festival mbart në vetvete pasi reflekton më se miri “Besën” tiparin themelor të këtij populli”.
Në kuadër të festivalit u mbajt “Konferenca Akademike” ku referuan akademiku prof. dr. Shaban Sinani me temën: ”Këndvështrimin e pikëtakimeve historike të popullit shqiptar me popullin hebre si dhe ekzistencën dhe vendosjen e popullit hebre në territoret shqiptare”,
drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, me temën ”Muzealizimi në konteksin e pranisë së hebrenjve dhe vendosjes së tyre në periudhën e holokaustit” dhe drejtori i Arkivit Qendror të Shqipërisë, Ardit Bido, i cili referoi temën ”Shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri gjatë holokaustit”.
Në pjesën e dytë u mbajt një diskutim mbi veprat e dy shkrimtareve të mëdhenj Ismail Kadare dhe Amoz Oz nga prof. Viola Isufaj, e cila bëri një analizë letrare të dy autorëve si dhe më pas aktori i mirënjohur Arben Derhemi recitoi disa nga poezitë më të bukura të dy shkrimtarëve.
Më pas pjesëmarrësit vizituan ekspozitën me fotografi nga fotografi Ivan Benda./atsh
Please follow and like us: