Historia e panjohur e mbretit të shkarë që humbi kolonitë
Në kohën kur vdiq, Mbreti George II nuk mundej as të shihte dhe as të dëgjonte dhe konsiderohej plotësisht i çmendur. Thuhej se urina e tij dilte blu dhe/ose e kuqe, dhe ishin përhapur shumë histori për sjelljen e tij të çmendur, si për shembull kur përpiqej të shtrëngonte duart me një pemë, sepse mendonte që ishte Mbreti i Prusisë.
Mbreti George II mbretëroi nga viti 1760 deri 1820 dhe ai u bë i famshëm jo vetëm prej çmendurisë, por edhe sepse kolonitë amerikane u humbën gjatë kohës së mbretërimit të tij. Ai ishte shumë i kulturuar dhe i ditur dhe ndryshe nga shumë mbretër të tjerë në listën e mbretërve të çmendur, ishte i përkushtuar ndaj bashkëshortes.
Diagnostikimet modernë të shkaqeve të çmendurisë së mbretit kanë përfshirë skizofreninë, çrregullimet bipolarë, frustrimin seksual dhe çrregullime të trashëguar të gjakut (Porfiria). Porfiria mund të imitojë simptomat e çmendurisë, duke shkaktuar konfuzion, si dhe urinë ngjyrë të kuqe. Ndoshta arseniku në ilaçet që i jepeshin mbretit mund të ketë shkaktuar, apo përkeqësuar sëmundjen.
Studiuesit që besojnë se mbreti ka qenë vërtetë i sëmurë mendërisht, tregojnë dallimet mes të shkruarit dhe sjelljes së tij. Në periudha të këqia, për shembull, ai kishte konvulsione dhe shkruante e fliste pa pushim – deri në pikën që i dilte shkumë nga goja. Studiuesit thonë se urina në ngjyrë blu kishte si shkak bimën “gentian”, që përdorej në ilaçe.