Albspirit

Media/News/Publishing

Kurti viziton SHBA në nëntor: Mbështeta publikisht Joe Biden

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të udhëtojë për një vizitë zyrtare drejt SHBA në muajin në nëntor.

Lajmin e bëri me dije vetë Kurti, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku deklaroi se qëllimi i vizitës do të jetë koordinimi me SHBA për çështjet e Kosovës.

Nuk dihet nëse në këtë vizitë, Kryeministri i Kosovës do të ketë një takim edhe me Presidentin Biden, por në fjalën e tij, Kurti theksoi e ka mbështetur i pari publikisht në zgjedhjet përballë Donald Trump.

 “Mirëpo, në SHBA do të udhëtoj në nëntor. Bëhet fjalë për koordinim të brendshëm që unë besoj që është i duhur dhe i mirë për shtetin tonë. E sa për miqësinë me Presidentin Biden, ju e dini që jam kryetari i parë i një subjekti politik që e kam mbështetur paraprakisht e publikisht. Ndërkohë që ju të tjerët keni shikuar kush po fiton”, deklaroi Kurti.
Please follow and like us: