Albspirit

Media/News/Publishing

“Carol”, një rrëfim dashurie dhe epshi lezbikesh, në Nju Jorkun e viteve ‘50

Cate Blanchet luan në krah të Rooney Mara, në filmin “Carol” të regjisorit Todd Haynes, bazuar në romanin e shumëdiskutuar të Patricia Highsmith.

Filmi është vënë në shënjestër të kritikës që kur u shfaq për herë të parë në festivalin e Kanës në maj.

Cate Blanchet ishte menjëherë e interesuar për këtë projekt. “Më pëlqeu shumë skenari, sapo e lexova. Më pëlqen shumë të shkruarit e Patricia Highsmithit, kështu që nuk kishte dyshim që do ta përqafoja menjëherë. Por e dija që ishte një film delikat… në një territor me të vërtetë të veçantë. Por kur Todd pranoi të jetë regjisori atëherë u bë me të vërtetë një film dhe mendova që do të ishte vërtetë ngazëllyese”.

Në film, Carol dhe Therese tërhiqen në mënyrë të parezisteshme nga njëra-tjetra, por të dyja gratë duhet që ta fshehin epshin.

Regjisori Todd Haynes thotë: “Jam i tërhequr nga historitë që kanë gra në qendër. Më duken si histori që kanë të bëjnë me të gjithë jetët tona reale, sepse përcaktohen nga gjëra shumë të thjeshta, universale, si jeta shtëpiake dhe jeta dashurore, martesat, fëmijët, familjet. Gjëra që, na pëlqen apo jo, të gjithë vijmë prej tyre. Natyrisht, nuk është ajo që do çdokush kur shkon në kinema, por gjithmonë kam menduar se historitë me gra flasin më me vërtetësi për botën, për konfliktet dhe kontradiktat e saj”.

Romani fillestar u botua me titullin “Çmimi i kripës” në vitin 1952, nën pseudonimin Claire Morgan, për shkak të temës së debatueshme me homoseksualizëm.

Please follow and like us: