Albspirit

Media/News/Publishing

Edlira Athanas Joseph: Inva Mula është dhe do mbetet një nga yjet më të mëdha të artit shqiptar

Nuk mund të rri pa folur në këtë rast… Inva Mula është dhe do mbetet një nga yjet më të mëdha të artit shqiptar, po e përgjithësoj pa thënë ylli më i madh shpiptar vetëm sepse çdo njeri ka mendimin e vet… Krahas talentit dhe aftësitë artistike të saj që janë të një rangu botëror, Inva i ka bërë botës të ditur, e para e mbi çdo njeri tjetër, që arti shqiptar është i këtij niveli që ajo demonstron, që është kaq i lartë, me kaq cilësi dhe profesionalizëm. Bota e artit kthehu vëmendjen tek ne falë Invës, dua t’a theksoj këtë përsëri FALË INVËS!  Përpara disa ditëve u inagurua rinovimi i TKOB, në koncertin e hapjes Inva nuk ishte aty, artistja më e madhe e atij teatri nuk ishte aty. Placido Domingo ishte aty, e çfarë është Placido për teatrin tonë, pa i harruar ato alligations që ka nga mbrapa. Ermonela Jaho ishte aty, artiste botërore vërtet… prapë pyes, Inva pse nuk ishte aty, ambasadorja e artit tonë dhe ekselencës shqiptare, pse nuk ishte? Dëgjoj nga ajo që qenka ftuar vetëm si spektatore, kjo është mirënjohja, falenderimi, gratitude që i detyrohemi Invës? Spektatore? Spektatore thërritet një artiste 90-vjeçare, jo Inva që vazhdon të shkëlqejë. Oh sa indinjim! E vazhdon të përçmohet me ekspozimin e emaileve që janë postuar sot në faqen e TKOB, ku nuk gjej asgjë konkrete për sa i përket koncertit që u bë së fundi. Postim i shëmtuar mund të them, institucion dinjitoz që nuk respekton privatësinë. Bottom line, Inva nuk ishte në koncert dhe ky lloj trajtimi pa respekt dhe indinjim ka bërë bujë tek gjithë artistët shqiptarë.

Ne këtu në Boston, SHBA e mirëpresim Invën përsëri, të na dhurojë zërin e saj ashtu si 2 vjet më parë, në ato momente kaq speciale dhe të paharrueshme.

Please follow and like us: