Albspirit

Media/News/Publishing

Nicholas Giacobbe takohet me kryeministrin Kurti

Nicholas Giacobbe, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka njoftuar se ka takuar sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Giacobbe tha se me Kurtin diskutoi rreth situatës së fundit të krijuar në veri të Kosovës pas vendosjes së reciprocitetit të targave pas përfundimit të marrëveshjes.

Ai gjithashtu ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për të zgjidhur çështjen e targave dhe për çështjet tjera.

“Takim i mbarë me Kryeministrin Alin Kurti, mbi rëndësinë dhe riangazhimin në dialogun e lehtësuar nga BE për zgjidhjen e targave dhe çështje të tjera. Nevojiten hapa të menjëhershëm për të zvogëluar tensionet. Veprimet mund të kenë pasoja të padëshiruara që ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve”, ka thënë ai.

Please follow and like us: