Rrëmbimi i Kozakut, Policia e Tiranës: E gjetëm, po e çojmë në komisariat
https://gazetamapo.al/rrembimi-i-kozakut-policia-tiranes-e-gjetem-po-e-cojme-ne-komisariat/
Policia e Tiranës ka reaguar pas lajmit se Kozak Braçi është rrëmbyer nga disa të rinj në kryeqytet. Blutë e Tiranës njoftojnë se e kanë gjetur Braçin dhe po e shoqërojnë drejt komisariatit për të dëshmuar lidhur me ngjarjen. Sa i përket videos që po qarkullon në rrjet, policia thekson se ka identifikuar dy prej autorëve, të cilët e godisnin Braçin dhe e detyronin të kërkonte falje e të përdorte fjalor banal.
Njoftimi i Policisë
Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media për rrembimin e shtetasit K. B, ju bëjmë me dije se: Sherbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e tij dhe po bëjnë shoqërimin e tij për në ambientet e Komisariatit, për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen. Lexo edhe : Bënin drift me makina dhe postonin video në Tik Tok, e pësojnë dy të rinjtë. Gjithashtu, është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 4 po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.