KFOR: S`KEMI INFORMACIONE QË HELIKOPTERËT SERBË KANË KALUAR VIJËN KUFITARE
KFOR si forca e tretë përgjegjëse për sigurinë në Kosovë ka mohuar se helikopterët e ushtrisë serbe të kenë hyrë në hapësirën ajrore të Kosovës pasditen e kësaj së premte.
“Nuk kemi informacione që fluturimet serbe e kanë kaluar vijën kufitare administrative”, thuhet në një përgjigje të KFOR për Klanin.
“KFOR mbetet i fokusuar në përmbushjen e mandatit të vetë për çdo ditë – i cili buron nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e vitit 1999m për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lëvizjen e lirë për të gjitha komunitetet në Kosovë”.
Pasdite ka pasur raportime së tre helikopterë të ushtrisë së Serbisë kanë kaluar në territorin e Kosovës.
Please follow and like us: