Rita Augestad Knudsen promovon libër në Beograd
Gruaja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, Rita Augestad Knudsen, ka promovuar librin e saj “Ideja e Lirisë dhe “Vetëvendosjes”” në Beograd.
Ky libër është përkthyer në gjuhën serbe nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi i cili edhe ka organizuar një tryezë diskutimi për temën e së drejtës për vetëvendosje.
Bashkëshortja e shefit të qeverisë kosovare i është bashkuar konferencës së organizuar përmes platformës “Zoom”, ku falënderoi organizatorin për përkthimin dhe organizimin e këtij diskutimi.
Pos autores së librit të pranishëm në këtë takim virtual ishin edhe drejtori i Forumit për marrëdhënie etnike, Dushan Janjiq, profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd, Dragan Gjukanoviq, drejtori i Institutit të Kosovës për Kërkim dhe Zhvillim, Lulzim Peci, profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Sarajevë, Nerzuk Ćurak, dhe profesori i Fakultetit Juridik në Podgoricë, Serxhan Darmanoviq.
https://www.facebook.com/HelsinskiOdborZaLjudskaPravaUSrbiji/videos/444232890274389