Shaban Murati: Për idiotët shqiptarë, që e quajnë sportin vetëm sport
Për idiotët shqiptarë, që e quajnë sportin vetëm sport.
Rrjeti botëror televiziv “Al Jazzera” noftonte në 21 shtator nga Sarajeva se ylli serb i tenisit ndërkombëtar Novak Gjokoviç ka postuar një fotografi, ku gjatë vizitës këto ditë në Bosnje-Hercegovinë ka dalë sëbashku me kreun e një nga bandave më të egra kriminale serbe të luftës në Bosnje, Milan Joloviç, i cili ka marrë pjesë në gjenocidin serb në Srebrenicë. Për krimet e tij gjatë luftës në Bosnjë, Joloviç është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2017 nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës në ish-Jugosllavi.
Në 2020 tenisti Gjokoviç pranoi dekoratën “Urdhëri i “Serpska republikës” nga udhëheqësi separatist serb dhe mohuesi i gjenocidit të Srebrenicës, Milorad Dodik, dekoratë që i është dhënë kriminelëve ndërkombëtarë të luftës si Sllodoban Millosheviç, Ratko Mlladiç, Radovan Karaxhiç, etj. Për tenistin Gjokoviç qarkullon edhe një foto, ku ai në një dasëm po këndon duet sëbashku me kreun separatist serb, Dodik. Nacionalizmi dhe shovinizmi serb bashkon ikonat e tij, nga politika, ushtria e policia e deri te muzika e sporti, që bëhen bashkë për flamurin e zi të hegjemonizmit serb në Ballkan.
Nuk e di se si mund ta komentojnë këtë çiftëzim shovinist të sportit serb me gjenocidin serb kozmopolitët ruralë në Tiranë, të cilët kanë bërë zbulimin e madh internacionalist se sporti është vetëm sport dhe muzika vetëm muzikë. Mos u habisni kur ndonjë kozmopolit qeveritar ta ftojë Gjokoviçin për vizitë në Shqipëri, dhe madje t’i japë edhe ndonjë dekoratë si në kohën e lumtur të miqësisë shqiptaro-jugosllave.
Please follow and like us: