Altin Sh. Kajtazi: PO VDES PA T’PA
Me sytë e tu shoh gjithçka
flas me gjuhën e këngës
t’këndume n’breg atje lartë
deri të retë!
Dhe përherë aty tek cepi i rrugës
numër katër
shoh si bie borë e virgjër
e kumbullat dot si mbulon!
Emrin tënd do e përmendi sa me s’ka
n’mbrëmje do të ngrohem me sytë e tu
e do shikoj borë e gjethe n’trupin tënd
oh po mërdhij e po vdes pa t’pa!
24.09.2021.
Please follow and like us: