Kërcënimet serbe me luftë, dhe uniteti i munguar i faktorit politik në Kosovë
Skënder MULLIQI
Masën e reciprocitetit, të arsyeshme nga ana e Kosovës për targat, Serbia dhe Vuqiqi janë duke tentuar ta shfrytëzojnë për ndarje të Veriut të Kosovës.Këtë e tha duke u ndërlidhur më Asociacionin presidenti i Serbisë nga Budapesti, Aleksandar Vuqiqi. Ai paralelisht është duke vepruar në planin diplomatik dhe është duke lëshuar zëra për luftë. Është duke instrumentalizuar minoritetin serb në veri të vendit për këto qëllime. Serbët janë mësuar tashmë të qesin barrikada mbi lumin Iber. Edhe tash po i përseritin këto marifete të ndyta më barrikada në Jarinje, ku është tubuar një numer i tyre. Inskenuan së gjoja tre serb lokal janë rrahur nga njësitë policore të ROSU. Serbët janë të njohur për përdorimin e rrenave të tilla, për ti arritur synimet e tyre në këtë rast për formimin e “Zajednicës” siç kërkojë Vuqiqi. I gjithë spektri politikë në Kosovë, duhet urgjentisht të mobilizohen karshi kërcinimeve të Vuqiqit më helicopterët dhe aeroplanët ushtarak të prodhimit rus në brezin e vijës kufitare më Kosovën.Faktori politik duhet të flasin më gjuhë unike së në pyetje është ruajtja e sovranitetit dhe territorit të Kosovës, Serbia duket tashmë së është duke ia matur impulsion edhe bashkësisë ndërkombëtare në Veri. Pas tërheqjës së Amerikës nga Avganisitani,shumë kush nga zyrtarët e lartë të Serbisë dhanë deklarata, së Amerika mund të tërheqët edhe nga Kosova, edhe pse rrethanat politike dhe gjeostrategjike janë krejtë të tjera në Ballkanin Perëndimor, ku Amerika dhe Perëndimi kan interesa strategjike afatgjate.Zërat për luftë dhe inskenimet serbe nuk duhet nënvlerësuar. Opozita ende po hesht dhe kjo tregon së nuk janë serioz sa duhet edhepse situata në veri mund të eskalon për të keq, në tentimin serb për aneksim më forcë të veriut të vendit. Serbët e njohin gjuhën e forcës, kjo u pa më rastin e shpërbërjës së dhunshme të ish-Jugosllavisë. Edhe Vuqiqi njeh vetëm gjuhën e forcës, dhe kur jemi këtu, Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi nuk guxojnë më lëshuar për asnjë millimeter pe. Mjaftë është bërë më poshtërsitë e vazhdueshme serbe. Shqiptarët nuk janë ata që po kërkojnë telashe , por nese është nevoja ata dinë dhe duan të mbrojnë çdo pëllembë të territorit të Kosovës. Serbia e humbi luftën në vitin 1999, dhe në një luftë eventuale më shqiptarët, do të pësojnë edhe më keq, së ju kan borgj shumë shqiptarëve si në njerëz, të mira materjale dhe më territore deri në Nish. Ata që koketuan më pushtetin shovinist të Vuqiqit,duhet të mendojnë mirë së anën e kujt po e mbajnë. Nuk do të këtë më tolerancë për lojëra politike dhe lojëra më territorët e shtetit të ri të Kosovës, siç u tentua të bëhën.