Albspirit

Media/News/Publishing

LIBRI I STEVEN PINKER “ILUMINIZMI TANI…”, NJË PËRSHKRIM INTERESANT QË PËRSHKRUAN ARSYEN, SHKENCËN E HUMANIZMIN

Geron Kamberi
Teksa përfundova së lexuari librin bestseller të studiuesit amerikano–kanadez dhe profesorit të Harvardit Steven Pinker, Iluminizmi tani: Rasti për arsyen, shkencën, humanizmin e progresin (titulli në origjinal: Iluminism now`: The case for reason, science, humanism e progress, 2018, Penguin Books Limited/Viking. ISBN978-0-525-42757-5 (Hardcover), 576 pages) kisha kuptuar se isha përballë një rrugëtimi historik me fakte plot interes. Sic shkruan ‘New York Times’ në një koment të saj “Nëse dikush mendon se botës po i vjen fundi nga problemet që e rrethojnë, duke lexuar këtë libër duhet ta rimendojmë sërish këtë”.  Përballë pyetjeve e dilemave që shqetësojnë sot njerëzimin, një pjesë e të cilave me qasje pesimiste, përmes këtij libri Steven Pinker ofron një vlerësim interesant të kushteve njerëzore në mijëvjeçarin e tretë që porsa ka filluar. Në vend të pesimizimit për të sotmen dhe të ardhmen e botës, ai ofron të dhëna, fakte dhe 75 grafikë ku ilustron se ilumunizmi, arsyeja e shkenca na kanë ndryshuar jetën e do të na ndihmojnë sërish për të ardhmen. Pinker na tregon se jeta, shëndeti, begatia, sigurua, paqja, dija e lumturia janë duke u përhapur në të gjithë botën dhe jo vetëm në Perëndimin e saj. Ky progres nuk është rezultat i një force kozmike, por ai në këtë libër e shndërron në një bindje përmes fakteve se ky progres është dhuratë e Iluminizmit: bindja se shkenca e arsyeja mund të bëjnë të mundur zhvillimin e pamatë të njerëzimit. Duke qenë i bindur se nuk po mbështet një shpresë naïve tek forca e Iluminizmit, ai përpiqet të na tregojë në rreshtat e këtij libri se çfarë ka qenë në gjendje të sjellë kjo filozofi për botën që jetojmë sot. Libri i tij është një thirrje për të mbrojtur vlerat që mbështeten tek arsyeja, shkenca e humanizmi, të cilat ai i sheh si ideale që kanë nevojë t’i ballafaqojmë me problemet tona, por ndërkohë duhet të vazhdojmë progresin që kemi nisur falë tyre…
STRUKTURA E PËRMBAJTJES SË LIBRIT
Libri Iluminizmi tani: Rasti për arsyen, shkencën, humanizmin e progresin është i ndarë në 3 pjesë kryeosre ku secila pjesë ka kapitujt e saj të vecantë.
Në PJESËN e I (ILUMIZNIZMI) ai trajton 1)Kapitulli 1: Guximi për të kuptuar 2) Kapitulli 2: Entro, Evo, Info 3) Kapitulli 3: Kundër-Iluministët.
PJESA e II-të (PROGRESI) vazhdon me 4) Kapitulli 4: Progresofobia 5) Kapitulli 5: Jeta 6) Kapitulli 6: Shëndeti 7)Kapitulli 7: Ushqimi. Kapitulli 8: Pasuria 9) Kapitulli 9: Pabarazia 10)Kapitulli 10; Mjedisi 11) Kapitullli 11:Paqja 12) Kapitulli 12: Siguria 13) Kapitulli 13: Terrorizmi 14) Kapitulli 14: Demokracia 15) Kapitulli 15: Të drejtat e barabarta 16) Kapitulli 16: Dija 17) Kapitulli 17: Cilësia e jetës 18) Kapitulli 18:Lumturia 19)Kapitulli 19:Kërcënimet ekzistenciale 20) Kapitulli 20: E ardhmja e progresit.
PJESA E III-të (ARSYEJA, SHKENCA, HUMANIZMI) përmbyllet me këta kapituj si 21) Kapitulli 21; Arsyeja , 22) Kapitulli 22: Shkenca 23) Kapitiulli 23: Humanizmi
KUSH ËSHTË STEVEN PINKER (18.09.1954-)
Steven Arthur Pinker ka lindur më 18 Shtator 1954 dhe është një psikolog i famshëm mbi teoritë e procesve të njohjes njerëzore ashtu sikurse ka shkruar shumë libra popullarizues për shkencën. Pinker është Profesor i Psikologjisë në Universitetin e Harvardit në SHBA dhe specializimet e tij akademike janë të lidhura me psikolinguistikën, ndërs nga ana tjetër ka shumë punime shkencore mbi imazhet mendore, njohjen e formës, aspeket vizuale, zhvillimin e gjuhës së fëmijëve, fenomenet e rregullta dhe të parregullta në gjuhë, bazat nervore të fjalëve dhe gramatikës, psikologjinë e bashkëpunimit apo të komunikimit. Pinker është autor i tetë librave popullarizues në fushën e shkencës të tilla Instinkti i gjuhës (The Language Instinct 1994), Si funksionon mendja (How the Mind Works 1997), Fjalët dhe rregullat (Words and Rules 2000), Tabula rasa(The Blank Slate ,2002), Aspekte të mendimit ( The Stuff of Thought 2007) që përshkruajnë aspekte të psikolinguistikës dhe shkencës njohëse, dhe përfshijnë rrëfimet e tij kërkimet e tyre, duke parashtruar se gjuha është një sjellje e lindur e formuar nga përzgjedhja natyrore dhe e përshtatur me nevojat tona të komunikimit. Libri i Pinker’s Ndjesia e Stilit (The Sense of Style 2014) është një udhëzues i përgjithshëm i stilit të orientuar drejt gjuhës. Ndërsa Engjëjt më të mirë të natyrës sonë (The Better angels of our nature 2011) pohon se dhuna në shoqëritë njerëzore në përgjithësi ka rënë vazhdimisht me kalimin e kohës, duke idetifikuar gjashtë prirje kryesore dhe pesë forca historike të kësaj rënie. Kurse libri Iluminizmi Tani (2018) përdor të dhënat e shkencës sociale për të treguar sesi është arritur një përmirësim i përgjithshëm i gjendjes njerëzore gjatë
Në vitin 2004, Pinker u përzgjodh nga revista Time si “100 njerëzit më me ndikim në botë sot” (The 100 Most Influential People in the World Today) dhe në vitet 2005, 2008, 2010 dhe 2011 ishte pjesë e listës të revistës Foreign Policy si një nga 100 Mendimtarët në nivel Globalë” (Top 100 Global Thinkers). Në vitin 2013 Pinker u përfshi nga Revista Prospect si një nga 10 Mendimtarët Botërorë (Top Ten World Thinkers). Ai ka marrë disa çmime nga Shoqata Amerikane e Psikologjisë, Akademia Kombëtare e Shkencave në SHBA, Shoqata Kognitive e Neuroshkencës dhe Shoqata Humaniste Amerikane. Nga viti 2008-2018 ai ka qenë drejtues i një seksioni për Fjalorin e Trashëgimisë Amerikane (Usage Panel of American Heritage Dictionary). Gjithashtu ai ka shërbyer në redaksitë botuese të një sërë revistash të njohura shkencore, dhe në bordet drejtuese të disa institucioneve kërkimore.
Please follow and like us: