“Popull i varfër, pushtetarë idiotë”, regjizori nxjerr në shitje teatrin e ndërtuar në Ibë për të emigruar
Pas 16 viteve ekzistencë teatri privat “Kame” është nxjerrë në shitje nga pronarët që po përgatiten të emigrojnë jashtë Shqipërisë. Njoftimin e ka bërë Genti Kame, djali i regjizorit të njohur Gëzim Kame, që gati dy dekada më parë hodhi themelet e të parës skenë në periferi të Tiranës, buzë lumit. Genti, aktori i mirënjohur i shumë roleve në skenat shqiptare, përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi se do të shesë pronën familjare “Teatri Kame”, në zonën e fshatit Ibë, buzë lumit Erzen për ta vijuar jetën në emigrim.
Gëzim Kame në teatrin që ngriti 16 vite më parë
” Të nderuar miq dhe dashamirës. Pas 16 vjetësh si promovues të kulturës dhe turizmit me besimin dhe përkrahjen tuaj të paçmuar, Teater Kame, për arsye mërgimi del në shitje me një nga çmimet më ballafaquese në tregun e pronave. Duke ju falenderuar për besnikërinë, mbështetjen dhe miqësinë tuaj, ju urojmë shëndet dhe fat të mbarë. Përzemërsisht, Teater Kame”, – shkruan Genti që dëshiron të shesë biznesin e tij. Ai më poshtë ka komentuar dhe në lidhje me vendimin e tij për të shitur investimin e 16 viteve.
Njoftimi i Genti Kames
“Problemi eshte se kemi një popull artdashës, por të varfër dhe pushtetarë të pasur, por idiotë. Përqafime”, – shkruan ai në një koment.
Aktori Genti Kame
Teatri “Kame” u krijua në 2005 si një dëshirë dhe ide e një skene të pavarur teatri nga drejtori i filmit Gëzim Kame, duke ofruar përveç ambientit artistik për shfaqje edhe mjedise natyrore të mrekullueshme.
Pjesë të teatrit “Kame”