Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: SI DO TË MUND?

Si do të mund të jetojë

bota pa ty,

të mos jetë as fqinj

i ferrit, as i parajsës.

Thjesht, një muzg

kotësish e harresash

gri,

mbështjellë nga

frikërat e natës?

 

Si do të mund të marrë

frymë bota pa ty,

të mos e prekë muzika

në venat e gjakut.

As vuajtja e

pamposhtur, gjer në

thellësi,

shpirt prej shpirtit të

lirë të zezakut.

 

Si do të mund të sjellë bota

paqe pa ty,

në kaos moskuptues si

gërmat cirilike.

Ndërgjegjet dhe faljet

si do të gjejnë qetësi,

nga mohimi i

emocioneve hebraike?

 

Si do të mund të jetojë

bota pa ty,

apokalips,

pa dimër

– verë, boshësi lineare.

 

Pa rrëmbime malli,

vjeshtë – pjellori,

pa fuqinë që i ndez

dhe i shuan zjarret…?

 

Si do të mund të jetojë

bota pa ty…

Si do të mund?

Please follow and like us: