Xhoi Jakaj: Sakrificat e brezit tim për t’u arsimuar!
Studentet Xhoi Jakaj dhe Age Lafeta Jakaj
Fillesat e këtij shkrimi më erdhën në mendje sot ditën e ditëlindjes së mikes time të universitetit që fati e deshi të behej ato vite edhe kunata ime, mami i dy nipave të mi, Zhak dhe Andi si edhe një mbese që e dua shumë .Zhaklinë.
Kto foto janë të kohes universitare kur me shumë sakrifica ndanim dy lekë për të pasur një foto si kujtim i kohës. ushqeheshim me pak gjëra në mensën e shkollës, psh kujtoj prasin e fasulet i kishim të përhershme, çaj me fare pak djathë dhe po te ishim me fat njëherë ne jave pastice, studionim në sallë studimi me batanije në kurriz nga i ftohti në sezon provimesh me orë të tëra, si edhe shpesh verës me këmbe në ujë që të mos na zinte gjumi; aq të etur ishim për dije, nuk kishim telefona, googel ,internet dhe me vështirësi gjenim leksionet e librat se edhe para menjanë nuk ndanim lehtë, por nuk kishim as frigorifer, as dushe dhe ujin e ngrohnim me plitka (një tel elektrik klandestin) sa për të larë koken dhe endej nga një dhomë tek tjetra bashkë me një hekur hekurosje që mund ta kishte ndonje vajzë fatlume me prindër paksa me ekonomi më të mirë se ne të tjerat… Ama shpirti ynë ishte i qeshur e plot mirësi gjithnjë, sa shume vështërsi, por sa dashuri kishte mes nesh e sa momente të bukura kemi kaluar asokohe me njera-tjetrën, të gjithë si brez ishim mbështetës dhe të çiltër, sa kërkesa kishim për jetën dhe sa respekt e mirënjohe për prindërit që sakrifikuan veten për të arsimuar fëmijēt; kohē të vështira dhe teper interesante, e mbi të gjitha shkolla ishte shkolle, kishte më tepër vlerë një universitet i kryer ato vite se dy universitete e tre mastera sot?!
Pamja, medja dhe shpirti ishte në unison, ne ishim dy vajza ëndrrimtare, plot e perplot ëndrra, jeta ne 89- 90-të nuk të jepte shumë mundësi, të dyja arsimoheshim larg familjes e banesa jonë ishte konvikti dhe për t’u kthyer te familja përgjatë pushimeve veres dhe dimrit, asokohe rruga zgjaste pafund 24 orë, edhe më shumë, madje në dimër ecnim edhe me këmbe në shtigje plot borë, sot as nuk imagjinohen nga femijët tanē ato lloj sakrificash.
Ato kohë i kujtoj me mall dhe them me vete sa shumë sakrifica ka bërē brezi im për arsimim.
Pas 30 vitesh mendoj se të dyja kemi realizuar shumë ëndrrra sepse kërkuam deri në pafundësi për t’u realizuar
Age Lafeta Jakaj ka tre femije e punon me tim vëlla në biznesin e tyre në shtetin belg ku edhe lindi e rriti fëmijë të mrekullueshëm.
Edhe sot e kësaj dite është po aq e bukur sa kur ishte 20 vjec në Universitet, besoj kjo duket nga krahasimi i fotove. .
Prej vitesh jetojmë larg, por të dyja tashmë kemi familjet dhe fëmijet tanë të rritur mirë dhe sa mundëm me shumë parime, nuk hezituam t’u induktojmë vullnetin e këmbënguljen për arritje në jetë, ama shpesh u kujtojmë sekuencat e vështirësive për të kuptuar prejardhjen e prindërve dhe sakrificat e brezit tonë!
Gëzuar motër e shoqe e kohës studentore, kunata ime e dashur sot, 100 vite e rrethuar nga kujdesi i madh që të jep im vëlla Kujtimi si edhe fëmijet e t’u të mrekullueshëm, qofsh e bekuar me kë të do shpirti yt… të dua sh…
Please follow and like us: