Albspirit

Media/News/Publishing

Altin Sh. Kajtazi: MOS M’RAFTË ME TË HARRU

Nuk mi njohe t’shtrenjtat virtyte
shëmbëllesë e kohës që rëndet nga çasti
bremë të unë mbete shtrydhur
si lëngë rrushi!
Rravgoj e vërtitëm, ti veten tende unë timen
por a mund të rimbledhem serish bashkë?
t’strukëm ketë mbrëmje n’huall t’shfryhemi
përngadal ta ndjejmë të tashmen zjarr!
Gumëzhin n’ketë vend gjersa të zbardh dita
pas gjoksit tendë valë e valë
të jesh me ty ketë natë
mos m’raftë me e harru
edhe nëse mi fal edhe njëmijë agime
sot çeli hiri yt pa ndah!
29.09.2021.
Please follow and like us: