Ftesë në studion e skulptorit shqiptaro-amerikan, Vasiliev Nini!
Vasiliev Nini është skulptor monumental shqiptar i lindur në Gjirokastër, 1954, nga Tirana; me banim në Columbus, Ohio në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej vitit 2007. Ka punuar si lektor dhe pedagog i arteve figurative në Akademia e Arteve të Tiranës si dhe duke e vijuar privatisht profesionin në klasa studentësh në Omaha, Nebraska. Disa nga veprat e tij janë pjesë e koleksionit mbretëror nga ish Mbretëresha Beatrix e Hollandës. Ndër veprat e zgjedhura dhe më popullore janë shtatorja e Nënë Terezës e vendosur në Klinë të Kosovës, Detroit dhe New York si porosi e komunitetit shqiptaro-amerikan. Po kaq i njohur është dhe miniatura e statujës dhe bustit të Presidentit Barack Obama e realizuar nga autori në vitin 2009.
Vlerësime
- 1996, fitues i vendit të tretë për skulpturë i konkursit Onufri ’96 tek Galeria Kombëtare e Arteve;
- 1986 fitues i konkursit kombtar për skulptura në park.
- 1985, 1983, 1981 i vlerësuar në çmime nga Galeria Kombëtare e Arteve.
Autor dhe bashkautor i veprave
Veprat kryesore si autor dhe bashkautor në skulpturën monumentale të Ninit, të caktuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, komisionet artistike dhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve (LSHA), fillojnë:
- (1982) në Muzeun e Ersekës, Triptiku skulpturor;
- (1984) në Skrapar është monumenti i Helmësit;
- (1985) në Tiranë monumenti Kordelja dedikuar Institutit të Grave;
- (1986) në Parkun e Tiranës Gruaja Këngtare;
- (1988) në parkun dhe Kompleksin Sportiv të Pishinave të Tiranës skulptura estetike e njohur Notarja;
- (1992) në Gjirokastër është Memoriali kushtuar Martirëve të Luftës në Palokastër, Gjirokastër;
- (1999) në Fier është Monumenti i shkrimtarit Jakov Xoxa.
Në Shtetet e Bashkuara është pjesmarrës në ekspozita vetiake dhe kolektive në Qendrat e Artit dhe Universitare kryesisht në Nebraska dhe Ohio si dhe ka ekspozuar në Ambasadën e Shqipërisë në Washington, D.C.
Kontakt në SHBA: +1 (614) 316-9794