Altin Sh. Kajtazi: AQ LARG KE IKUR

Ah largësi, këtë fjalë që s’di si ta quaj
e ashpër, e përbuzur nga të gjithë
sytë mekur, pa buzëqeshje të le
n’vatër s’ka mbetur prush, as avull mbi pullaz!
Ah, shpresë e shurdhët
që nuk dite më më ngushellue
gjithmonë mbete vet
gjithmonë veç më ke tradhtue!
Ah, e ardhmja e ndritshme më menue
pak gazim të jep, t’gozhdon n’zemër
ashtu ndezur të mban, por jo të qeshur
dielli do dal, e ti aq larg ke ikur!
30.09.2021
Please follow and like us: