Ilir Levonja: Foltorja e Saliut dhe ajo e Lul vulhumburit
Sot spektri opozitar është i prekshëm, janë ata që kanë vulën, shto edhe ishët, karrikethyerit etj, por edhe pleqtë e Ramës nëpër studiot televizive. Nga ana tjetër është foltorja e Saliut akoma më plak, me antiplumb, nongrata, etj. Saliu, virgjëria e humbur e Lul Bashës. Saliu që mender na i çatë menderen duke na shfaqur në faqe të parë një ”të dënuar” me arrest shtëpie etj.,, aty nga kreu i sallës duke i kërkuar këtij, t’i japi gazin se gati e ka, madje me kallash etj. Kufomat e Elbasanit i harruat, bile biles, e transferuat Taulantin, e çuat në Fier. Të gjithë atyre që merren me llogje studiove, i bëni të paktën një herë të vetme, një nder të vogël së pari vendit dhe së dyti karrierës suaj po aq të dështuar sa dëmdemokracia tridhjetëvjeçare e Shqipërisë sonë. I thoni Lul vulës të fillojë edhe ai një foltore paralele. Kaq! A doni demokraci? Ja sheshi, ja mejdani. Më parë se opozitarizmi e ka të domosdoshme vendi. Eshtë shkalla më e lartë e rrahjes së mendimit, projekteve, planifikimit. Doni demokraci, i thoni…, Luli lëre vulën, përjashtimet, pëdëçkën sa një kokërr mollë. Dil, merre foltoren dhe sqaro vendimin. madje bëje publike çdo dosje karshi Saliut. Aty i ke edhe SPAK-un, edhe Amerikën, edhe qeverinë. Nuk mund të vazhdohet më kështu, më tha ajo prandaj e përjashtova unë, atë etj. Megjithëse për mua kjo foltorja nuk ka të bëj fare me këtë stil. Unë i jam mirënjohës Amerikës për shpalljen non grata të Sali Berishës, për të vetmen arsye, Po shoh sot një frymë opozitare reale, aq të domosdoshme për vendin. Po shoh sot jo një Sali kafazesh dixhitale, por atë të sheshit, rrugës, të njerëzve, të halleve. Jemi katastrofisht të dobët dhe kjo i dedikohet qeverisë. Jemi katastrofisht të përçarë dhe kjo i dedikohet qeverisë. Por edhe mos funskionimit real të demokracisë në vend. Çfarë po bën foltorja është jetike. Dëgjova dhe një mendësi tjetër, me çfarë cilësie ofrohet një shqiptaroamerikane si Evi Kokalari. Ka një përçartje shqiptare duale me ne emigrantët. Vendi na do për Western Unionin dhe për dekoratat. Rasti i parë është shtylla bazë e ekonomisë reale të shqiptarëve. Rasti i dytë, ajo i hapjes bythësh, mburrjes. Pak ditë më parë një djalë shqiptar, nga qyteti i Lushnjes, fitoi një titull botëror. Nuk mbeti këmbë shqiptari duke u krenuar dhe qeveritari duke u mburrur. Kësisoj pyetja naive se çfarë do një shqiptaroamerikane në foltoren e Berishës, përgjigjuni thjeshtë, për të ndihmuar vendin. Sa herë që ka zgjedhje në Kosovë, gati 3 muaj përpara Komisioni Zgjedhor i Prishtinës nis reklamimin e një mesazhi dashamirës që qytetarët shqiptarë të Kosovës, janë e ku janë, të afrohen e votojnë sepse kanë kontribut të vyer në mbarëvajtjen e vendit. Kurse ne të Shqipërisë, kemi 30 vjet që jo vetëm nuk votojmë, por mashtrohemi çdo palë zgjedhje, pengohemi për të mos votuar etj. Pranë një force nuk të ofron vetëm teserja. Madje, lum ajo forcë politike që është kaq e hapur. Fare e thjeshtë, i thoni Lul vulhumburit, dil e përballu. Jepu demokratëve shancin real të zgjedhin. Fjalët i merr era.