Albspirit

Media/News/Publishing

Irlanda kërkon fuqi punëtore, përjashtohen karakonspiracionistët

“Pas një kllouni ka shumë më shumë se thjesht një hundë e kuqe dhe pantallona të mëdha me kuadrate”. Kjo është thirrja e David Duffi, bashkëpronar i “Duffy’s Circus”, që u bën thirrje të gjithë irlandezëve veriorë që të bëhen kllounë.

Pandemia, sipas tij, ka prekur edhe këtë biznes dhe ka një mungesë stafi, pasi shumë prej kllounëve u rikthyen në vendlindjet e tyre kur ndodhi karantina e parë në fillim të 2020.

Por cilat janë kriteret për të qenë një klloun?

 “Duhet dikusht i gatshëm që të jetë vulnerabël. Jo të gjithë e pëlqejnë që të bëhen “qesharakë”, por një klloun nuk e ka problem këtë dhe për më tepër është makthi më i keq nëse të bën qesharak”, shpjegon Duffy.

Kllounid do të thotë që të bësh të tjerët për të qeshur duke u tallur me veten dhe jo të tallesh të tjerët.

Dy kllounët që punojnë aktualisht për këtë cirk janë Fries Neumann dhe Henrik Neumann, burrë e grua. Gjatë karantinës ata hapën tendën e cirkut në oborrin e shtëpisë së tyre, duke i lejuar vetes që të vazhdonin fillimisht pasionin dhe më pas profesionin.

Për ta, kllouni është gjithçka. U njohën para 2017-s gjatë një festivali ndërkombëtar për kllounët dhe në 2017 organizuan edhe martesën me motive kllounësh.

Please follow and like us: