Albspirit

Media/News/Publishing

Shakira sulmohet nga derrat e egër, pritet qëndrimi i karakonspiracionistëve

Ylli i muzikës pop, Shakira, ka rënë viktimë së fundmi e një sulmi derrash të egër, teksa ishte duke shëtitur me djalin në një park të Barcelonës. Këngëtarja kolumbiane, tha se kafshët e sulmuan atë duke i shtrënguar fort me dhëmbë çantën e tërhequr në drejtim të pyllit. Ajo e ka ndarë këtë rrëfim, në një postim në rrjete sociale. “Ata kafshuan çantën dhe po e merrnin drejt pyllit. Brenda kisha dhe telefonin. Deshën të më shkatërronin gjithçka”, tha Shakira. Problemet me derrat e egër janë sistematike në Barcelonë. Në vitin 2016 autoritetet thanë se kishin marrë rreth 1.87 telefonata në lidhje me sulmet e derrave të egër. Në vitin 2013 shkruajnë mediat e huaja, një oficer policie, teksa u sulmua nga derri, iu kundërpërgjigj duke e qëlluar me armë, por përfundoi duke vrarë gruan e tij.

Please follow and like us: