Ursula von der Leyen mirëpret marrëveshjen Kosovë – Serbi për targat
Bruksel, 30 shtator 2021 – Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka mirëpritur marrëveshjen ndërmjet Kosovës e Serbisë për targat e automjeteve.
Von der Leyen, në një postim në Twitter, e ka quajtur zhvillim shumë pozitiv marrëveshjen e arritur dhe ka theksuar se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë.
“E mirëpres marrëveshjen e arritur sot në Bruksel midis Serbisë dhe Kosovës. Ky është një zhvillim shumë pozitiv pas takimeve të mia me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kjo është gjë e mirë për mbarë rajonin. Tani duhet të vazhdojë dialogu”, ka shkruar zonja Von der Leyen.
Please follow and like us: