Altin Sh. Kajtazi: NANË
T’gjitha fjalët më shushurimë thuaj
të dëgjoj e gjithë bota
ashtu nanë, më the!
Më hapa t’njomë si ajër ec rrugës
do t’merrish n’kodrën ma t’naltë
ashtu nanë, më the!
As qerpiku mos të trembet nga furfuleja
je kapur nga rrënja e fortë
ashtu nanë, më the!
Shiu po zbret ëmbël, si atë ditë kur ke le
e si sot që je bërë burrë
ashtu nanë, më the!
Sytë zjarr e lotë me djegun
kur afër s’të kam
ashtu nanë, më the!
Pac uratën e Zotit
biri im
ashtu nanë, më the!
01.10.2021
Please follow and like us: