Albina Deda: Letër e hapur për një kapitull të mbyllur me Bashën!
Unë jam një demokrate, ish deputete e anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike!
Edhe kur na ndërrove në 2017 me Gjuzët që mblidhnin farat e lulediellit te shtëpia e lirisë, edhe kur na shkëmbeve me Jenisherët nuk t’u zemëruam se mendonim se pas teje qëndron ai të cilin ti e preve në besë, e qëllove pas shpine, por nuk e vrave.
Se simbolet nuk vriten… nuk i vrasin as tenderat e kunetërve dhe as gjaku që ke me gjaksorin e demokracisë, Gramoz Ruçi.
Ti hyre në shtëpinë tonë të lirisë me besën që e shkele dhe aspak për genin dhe meritat e tua.
Ti ishe askush dhe në sajë të dr. Berishës u shndërrove në pionierin që parashutoi aty ku të tjerët investuan lumenj dhimbjesh dhe gjaku…!
Ti ishe aaskush dhe pa emër ngele.
Tani je më i pasigurtë se busti i Enverit më 19 Shkurt 1991.
Ndaj ik shpejt e mos e vono destinin tënd.
Ti je Judë…!
Askush nuk të shpëton trupin dhe turpin se fytyra të ka ikur me kohë.