Fritz RADOVANI: MUEJ TETOR 2021, kujtojmë…
AT MATI PRENNUSHI O.F.M.
8 JANAR 1948: JU DHA VENDIMI I GJYQIT KOMUNIST “ME VDEKJE”;
At Matia në fjalën e fundit tha: “Tash e disa shekuj na kanë ngulë ndër hûj e na kanë varë n’ konop ata që nuk deshten as fenë as kombin, por na e kemi thirrë vedin gjithmonë Shqiptarë katolikë të Gjergj Kastriotit…”.
23 TETOR 1871 U LE AT GJERGJ FISHTA O.F.M. në Fishtë të Zadrimës së Shkodres. Vdiq me 30 Dhjetor 1940. AI ASHT POETI KOMBTAR I POPULLIT SHQIPTAR! Edhe pse dihet vendvorrimi i fundit i Tij në Vorreza Rrmaji, nuk bahet asnjë perpjekje per me e nxjerrë vetem nga urrejtja ndaj Zhgunit Tij.
2 TETOR 1882; U le në Shkoder At Mati PRENNUSHI O.F.M.(1982 – 1948) Mik i gjithë jetës me At Gjergj Fishten. Kur Krajl Nikolla e dënoi me varje, per lidhjen me Dedë Gjo’ Lulin në 1911, se i çoi Flamurin e palosun në gjoks me e ngritë në Deqiç, e shpetoi nderhymja e At Fishtës.
Ishte nga viti 1943; Privinçial i Françeskanve të Shqipnisë deri me futjen e armëve nga Sigurimi i Shtetit komunist në Elterët e Kishës së Gjuhadolit kur, edhe Kuvendi u kthye në burg me 17 Nandor 1946. Vazhduen torturat deri në Janar të 1948, kur u zhvillue gjyqi i mbyllun në mensen e Kuvendit dhe, Ju dha dënimi me vdekje. U pushkatue me 11 Mars 1948 në Zallin e Kirit në Shkoder, tue mos Ju dijtë vorri as sot.
23 TETOR 1887; U le piktori i madh Shkodranë Profesor Simon RROTA (1887 – 1961). Një nder Figurat ma të nderueme t’ artit në Shkoder.
31 TETOR 1892; U le Don Nikoll SHELQETI Vdes në kampin e shfarosjes në Beden të Kavajës, 54 vjeç? Burrë në fjalë e në vepra!
19 TETOR 1899; U le n’ Itali At Giovani FAUSTI S.J. (1899 – 1946) U pushkatue me 4 Mars 1946 i pafajshem, akuzue me Organizaten antikomuniste “Bashkimi Shqiptar”. Qendrimi i Tij në hetuesi dhe në gjyq asht një material i rrallë per studim.
15 TETOR 1904; U le At Gegë LUMAJ O.F.M. (1904 – 1990) Asht Meshtari i Parë që asht arrestue nga Sigurimi i shtetit komunist në 15 Janar 1945. Arrestohet prap në 1967 me “Revolucionin Kultural” dhe, per qendrimin burrnor plotson 25 vjet burg… Vdes si Frat i nderuem nën kujdesin e kushrinjve të Tij në Dukagjin me 18 Nandor 1990.
13 TETOR 1928; Anjeza Gonxhe Bojaxhiu niset per Dublin drejtë Misionit Madh Shpirtnor… Realizoi veprat e Mëdha Shpirtnore dhe Atdhetare të pavdekshme në shekuj!
13 TETOR 1929; Masakrohet nga serbët At Shtjefen GJEÇOVI O.F.M.
5 TETOR 1936; U le Presidenti i Çekisë HAVEL (1936 – 2011) Ai ka thanë: “Njerzit ma të rrezikshem per Demokracinë janë komunistët e konvertuem në demokratë!”
13 TETOR 1943; Bombardimi i Tiranës nga Aleatët. U vrane 503 vetë, ora 13.13’…
1 TETOR 1945; Pushkatohet oficer Pjeter Gegë GURAKUQI (1912 – 1945) Edhe pse disa nga kriminelët komunist deklarojnë per Pafajsinë e Tij…U gjet edhe vrasësi!
1 TETOR 1945; Dënohet Don Nikoll KIMZA (1878 – 1960). Nga frika e pushkatimit, porsa perfundoi dënimin dhe u lirue, u arratis jashta Atdheut.
TETOR 1945; Mbytet në tortura At Papa PANDI (1910 – 1945 ?) Dosja e Tij nuk asht!
10 TETOR 1946; Arrestohet Don Mark BICAJ(1911–1946) Dënohet 15 vjet.
11 TETOR 1946; Arrestohet At Karlo Serreqi (1911 – 1954) Vdiq në burg t’ Burrelit.
21 TETOR1946; Arrestohet At Pjeter MESHKALLA… U dënue e bani 15 vjet burg. U arrestue edhe me 29 Prill 1967 dhe, u dënue edhe 10 vjet të tjera… Gjithsejt 25 vjetë.
25 TETOR 1946; Don Ndre SIMONI (1906 – 1975) Shkrimtar e perkthyes i disa gjuhve të hueja. Arrestohet edhe pse i pat të gjitha mundësitë me u arratisë…
26 TETOR 1946; Arrestohet Don Jakë ZEKAJ (1906 – 1995) Dënohet me burg. Mbas lirimit ka lanë disa vepra me vlerë letrare e artistike.
27 TETOR 1946; Arrestohet Don Shtjefen KURTI (1898 – 1972) Asht Pushkatue per Pagzimin e një fëmije në vitin 1972, se ka shtue “edhe një Katolik në Shqipni.”
28 TETOR1946; Arrestohet At Pashko GJADRI S.J. (1877 – 1953) Bani 7 vjet burg…
28 TETOR 1946; Arrestohet At Mëhill TROSHANI (1904 – 1983) Bani dy herë burg.
31 TETOR 1946; Arrestohet Papa Josif Mihajli (1912 – 1948) në Korçë.
E mbysin në Maliq… E mbulojnë Trupin e Tij me baltë derisa vdes…
22 TETOR1947; Arrestohet At Buon GJEÇAJ (1873 – 1957) Ishte në Hot me At Mati Prennushin kur i çuen Flamurin Dedë Gjo’ LULIT në 1911…
31 TETOR 1947; Vdiq Fra Gjon PANTALIA S.J. (1887 – 1947) U le në Prizren. Vdiq në Burgun e Kishës së Fretenve në Shkoder. Mbas mbylljes së Kuvendit Jezuitëve shkoi me jetue tek Françeskanët e Shkodres, ku u arrestue dhe u torturue barbarisht…
10 TETOR1958; Vdes Don Matish LISNA (1924 – 1958) Mjekët konstatojnë helmatisje… Një vrasje e kurdisun nga Sigurimi i shtetit në Shkoder…
12 TETOR 1958; Vdes Don Pashko ZOJZI. Prift i Shirokës…
22 TETOR1967; Vdes Imzot Gasper GURAKUQI (1885 – 1967) Asht ndër dijetarët e Kishës Katolike Shqiptare, me një kontribut të madh tue fillue nga “Hylli i Dritës”…
14 TETOR 1976; Vdes Don Lek DREDHAJ (1907 – 1976) U dënue me varje në 1926 nga Ahmet Zogu, dhe bani edhe 15 vjet burg me komunista.
16 TETOR 1978; Kardinali polak Vojtila zgjidhet në Vatikan PAPA GJON PALI II, Papa i Pavdekshem që ndihmoi në shembjen e sistemit botnor terrorist të komunizmit.
30 TETOR1994; Emnohet nga Papa Gjon PALI II Kardinali i Parë Shqiptar Imz. Mikel KOLIQI (1902 – 1997). Mbas vitit 1944 kaloi 38 vjet në burgje e kampe shfarosje para se t’emnohej Kardinal.
22 TETOR 1997; Vdes Imz. Frano ILLIA Autor i “Kanunit Skenderbeut” 1992…Ka ba shumë vite burg…
19 TETOR 2003; Papa Gjon PALI II shpallë në Kishen e Shen Pjetrit në Vatikan, Romë: “E Lumja e Parë Shqiptare NANË TEREZA e Kalkutës”.
2 TETOR 2017; Vdiq Robert ELSIE (1950 – 2017) Studjues e perkthyes i madh i shumë veprave nga gjuha Shqipe në ato Europjane e anasjelltas.
Asht vorrosë nder Bjeshkët e Nemuna… Në Thethin e Shqipnisë…
Melbourne 2 Tetor 2021.