Nis ndërtimi i HEC-it të Skavicës, Yuri Kim: Ditë të historike, ne kemi 3 prioritete në Shqipëri
Ditë historike është quajtur kjo e sotmja nga ambasada amerikane për shkak të fillimit të projektit të Skavicës, bashkëpunim mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë amerikane, Bechtel. Skavica ka qenë ëndërr e disa dekadave shkruhet në këtë postim ndërsa janë bërë publike dhe pamje nga vizita e vetë ambasadores Kim në Kukës ku u shënua dhe nisja e punimeve për HEC.
Kim lajmëroi se 3 prioritetet e SHBA-vë në Shqipëri demokracia, mbrojtja dhe biznesi do të jenë fokusi i punës së saj: “Sikur jeni në dijeni unë jam shprehur se ne kemi 3 prioritete: demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Madje një ditë më parë vetëm dhe festuam 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve demokratike mes SHBA-ve dhe Shqipërisë. Sikurse jeni në dijeni kemi bërë përparim përsa i përket mbrojtjes pasi pak muaj më parë të stërvitjes më të madhe të NATO-s ‘Defender Europe 2021”, kemi bërë përparim në forcimin e demokracisë me reformën në drejtësi dhe përsa i përket biznesit do të ecim para pavarësisht pengesave. Më keni dëgjuar për rëndësinë që duhet të ofrojmë më shumë mundësi ekonpmike në veri të Shqipërisë dhe kam kënaqësi që jam këtu me një kompani të madhe amerikane. Shqipëria do të bëhet eksportuese e energjisë dhe do të ofrojë më shumë mundësi ekonomike për banorët e saj.