Albspirit

Media/News/Publishing

Me qetësi dhe dashuri, ish-presidenti arrestohet pas kthimit në Gjeorgji

Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, u arrestua kur u kthye nga mërgimi. Sipas BBC, Saakashvili pro-perëndimor drejtoi vendin e Kaukazit nga viti 2004 deri në vitin 2013, por më vonë u dënua në mungesë për akuza korrupsioni, të cilat ai i mohon. Të premten ai postoi një video në Facebook, duke thënë se ishte kthyer në Gjeorgji përpara zgjedhjeve lokale të shtunën. Disa orë më vonë, kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Gharibashvili, njoftoi se ish-presidenti ishte në paraburgim.

Fillimisht qeveria e mohori që 53-vjeçari kishte hyrë në vend, por më pas Gharibashvili tha se “presidenti i tretë i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili i kërkuar, është arrestuar si dhe është dërguar në burg”. Pamjet e transmetuara në televizionin gjeorgjian treguan ish-presidentin me pranga dhe duke buzëqeshur derisa oficerët po e largonin.

Ndërkohë një video që qarkullon në internet tregon Sakshvili duke e nxjerrë nga makina me pranga në duar. Ai hyri në komisariat derisa pranë tij ishin dy policë me maska. Por ajo që befasoi shumë përdorues të Twitter ishte shprehja e tij e fytyrës, pasi ai ishte i buzëqeshur dhe në humor të mirë gjatë gjithë kohës.

Please follow and like us: