Bledar Koçi: NATË E PAGJUMË
![](https://alb-spirit.com/wp-content/uploads/2021/10/244394896_5348029998606269_5672263495135682688_n-e1633289292127.jpg)
Do e gdhij këtë natë. Vendlindja më pret…
E si mund të fle?!
Lisat atje janë të pagjumë prej motesh si unë.
Eshtrave të një plepi nesër do t’iu përulem.
Përrenjtë… presin dhe ata.
T’u zbraz buzagazin tim e t’a marrin me vete tutje…
Do e gdhij këtë natë.
Syn’ e parë të diellit ta shoh mbi Tomor.
Sa shumë po ngutem!…
Please follow and like us: