Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: Grua e bukur që je e padukshme

 

Grua e bukur që je e padukshme

dhe shfaqesh papritur në reflekse drite,

kur flokët e gjatë i lëshon dhe i kreh.

Gjithë natën yjet të luten, të luten,

se dashuri e zakonshme

është hakmarrje cinike,

e gjërave të vogla, të pakuptimta …

 

Vesa e agut, të shkruan letër

mbi syprina gjethesh,

a supin e zhveshur,

feksje në syrin që sheh,

gërma të qarta, të padurimta…

 

Dhe ti që i mahnit të gjithë pasqyrat,

përmalluar, përvëluar, etur për vesin,

dehje që mëkatarët e quajnë nxitim.

Grua e bukur që je e padukshme

dhe shfaqesh papritur,

si ëndērr, pamundesi a trill …

 

Fantazmë që kurrë nuk zotërohesh,

fshehtësirë dinake,

bredharake,

që gjakut çmendurak,

tē ngrohtë,

kumbon, godet e lëviz …

 

Grua kaq e bukur që je e padukshme…

Please follow and like us: