ONE Telecommunications mbështet teknologjinë dhe inovacionin
ONE Telecommunications është gjithmonë një partner i rëndësishëm në eventet teknologjike, ndaj këtë herë nuk mungoi në “ThinkTech”, forumin inovativ dedikuar risive teknologjike dhe mundësive që u ofrohen të rinjve në këtë sektor.
Në këtë forum, mori pjesë znj. Ralitsa Guri, Kryetare e Bordit Drejtues të One Telecommunications, e cila foli për rëndësinë e lundrimit në një rrjet të sigurt. Interneti është burimi më i madh i informacionit dhe komunikimit, por si i tillë është i mbushur me kërcënime të vazhdueshme për sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave.
Në rrugëtimin 1-vjeçar, ONE solli ndryshimin e duhur në teknologji, duke përmirësuar rrjetin dhe duke e shtrirë atë në të gjithë territorin e vendit, për të ofruar një shërbim më të mirë, pa prekur të ardhurat e abonentëve.
Për këtë arsye One Telecommunications është certifikuar si “Best in Test” nga lideri ndërkombëtar i testimeve Umlaut.
Prioriteti i One mbetet ndërlidhja e njerëzve dhe komunikimi i vazhdueshëm. Për ta mbajtur këtë lidhje të pandërprerë, ONE ka investuar në rrjetin më të mirë duke u përmirësuar për të arritur tek çdo klient. Modernizimi i rrjetit në teknologjinë Ericsson dha mundësinë që të gjenerohen produkte shumë novatore, siç janë internet më i mirë për shtëpinë, telefona të mençur me pagesa të ulëta mujore, etj.
Qasja inovative e One ka mundësuar ofrimin e produkteve të personalizuara për grupmoshat e klientëve. Ndaj me paketat e reja Ultra Unlimitet, abonentëve u është dhënë mundësia për të mos i ndalur asnjëherë telefonatat, mesazhet, dhe të jenë gjithmonë online.
Një ekip i dedikuar dhe vizionar, i përbërë nga 60% vajza dhe gra, ka bërë të mundur që teknologjia të mbërrijë kudo. Shërbimi në dyqanet e One përmirësohet çdo ditë, duke trajnuar vazhdimisht stafin e shitjeve si dhe duke rimodeluar 90% të dyqaneve në funksion të eksperiencës më të mirë të klientit.