Lidhja sekrete e Putin me ish-pastruesen dhe vajza ilegale, çfarë zbuloi skandali “Pandora Papers”
“Pandora Papers “ ka zbuluar një tjetër sekret të Vladimir Putin. Mediat e huaja shkruajnë se Svetlana Krivonogikh, e njohur si e “dashura sekrete” e Putinit, brenda pak vitesh ka arritur të grumbullojë një pasuri përrallore, duke blerë jahte, apartamente e vila nga Moska në Shën Petërburg që kapin shifrën e 100 milionë dollarëve.
Svetlana Krivonogic bleu një apartament në Monako përmes një kompanie bregdetare të Karaibeve në prill të 2003. Disa javë pasi bleu shtëpinë, ajo lindi një vajzë. Në atë kohë, Svetlana kishte një lidhje “të paligjshme” me Vladimir Putinin, ndërsa ai ishte i martuar me gruan e tij Ludmila.
Svetlana ishte pastruese kur takoi Putinin. Nga marrëdhënia e saj me njeriun e fuqishëm të Rusisë, ajo nuk duket të jetë dëmtuar. Zonja e fshehtë e Putinit deri më tani thuhet se ka, përveç shtëpisë luksoze në Monte Carlo, një apartament në një zonë të pasur të Shën Petersburgut, prona të tjera në Moskë dhe një jaht me vlerë totale 100 milionë dollarë.
Prona e blerë nga Putin në Monako kushton 4.1 milion dollarë. Ndodhet në katin e katërt poshtë kazinosë dhe është blerë nga kompania bregdetare Brockville Development Ltd, siç zbuloi gazeta britanike “Guardian”. Kur u ble shtëpia, Svetlana ishte 28 vjeç dhe në mars të të njëjtit vit, ajo lindi frytin e dashurisë së tyre, Elizabeth ose Louisa.
Zbulimet rozë për jetën personale të presidentit rus po bëjnë xhiron e mediave ndërkombëtare, por Kremlini deri më tani ka heshtur. Marsin e kaluar, media ruse zbuloi se Putini nuk e kishte njohur zyrtarisht si vajzën e tij. Për nënën e saj, u shkrua se ish-pastruesja është një milionere dhe pronare e një klubi nate me shfaqje erotike.
Louisa, po studion në Universitetin e Shën Petersburg. Ajo madje ka deklaruar se është ndjekëse e një teorie ekstreme konspirative në lidhje me origjinën e pandemisë, se, domethënë, është diçka e shkaktuar nga elita për të zvogëluar popullsinë botërore.