Albspirit

Media/News/Publishing

Dy shkencëtarë amerikanë e fitojnë çmimin Nobel për Mjekësi

Stokholm, 4 tetor 2021 – Dy shkencëtarë amerikanë që zbuluan se si trupi i njeriut e ndjen ngrohtësinë e Diellit ose përqafimin e një personi të dashur e kanë fituar Çmimin Nobel.

David Julius dhe Ardem Patapoutian do të ndajnë çmimin e këtij viti në Mjekësi “për zbulimet e receptorëve për temperaturën dhe prekjen”, njoftoi të hënën Komiteti i Nobelit.

“Në jetën tonë të përditshme ne i marrim këto ndjesi si të mirëqena, por si fillojnë impulset nervore në atë mënyrë që temperatura dhe presioni të mund të perceptohen? Kësaj pyetjeje i janë pëgjigjur laureatët e këtij viti të Çmimit Nobel”, tha Komiteti i Nobelit.

Julius, profesor në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko, dhe Patapoutian, profesor në Institutin e Kërkimeve Scripps në Kaliforni, do të marrin një medalje ari dhe do të ndajnë më shumë se 1.1 milion dollarë.

Ndarja e Nobelit nis çdo vit me mimin për Mjekësi.

Çmimet për Fizikë, Kimi, Letërsi, Paqe dhe Ekonomi do të ndahen gjatë ditëve në vazhdim.

(REL)

Please follow and like us: