Albspirit

Media/News/Publishing

“Srpska politika”: Goran Bregoviqi – spiun i Shërbimit të Sigurimit të Titos dhe Milosheviqit

Këtë e vërteton dëshmitari autentik, Zhivan Velisavljeviqit, ndihmës Shef i Departamentit të Shërbimit të Sigurimit të Shtetit të ish-Jugosllavisë, rekrutuesi i Goranit, i cili vite më parë për mediat serbe ka treguar për Goranin dhe bashkëpunëtorët e tij nga bota muzikore në ish-Jugosllavi. Po e sjellim të plotë shkrimin “Rok scena i DB” (Rok skena dhe Sigurimi shtetëror), publikuar në “Srpska politika” më 28 mars 2010. ROK SKENA DHE SIGURIMI I SHTETIT

Pjesëmarrja e këngëtarit Goran Bregovit në Festën e Birrës në Korçë, jo vetëm që i hodhi hije të keqe por e njollosi keq dhe e lëndoi rëndë krenarinë lavdiplote të qytetit historik dhe djepit të kulturës e të arsimit dhe të vlerave më të shenjta shpirtërore të traditës shekullore shqiptare. Korçën që nuk kanë mundur ta thyejnë perandoritë, e gjunjëzoi dhe e turpëroi një palo këngëtar i ndyrë serbo sllav, “yll” i sajuar më shumë se sa për talentin artistik, për meritat prej spiuni të rafinuar të SDB – Shërbimit të Sigurimit të Shtetit të ish-Jugosllavisë, në regjimin e Titos e të Millosheviqit, dhe tash i dreqërve të mallkuar adhurues të serbo sllavizmit sot. E vërteta e pamohueshme për Goran Bregoviqin, që e turpëroi Korçën e cila i pranoi “vezët e qyqes” që ia solli autori i “Kallashit” me shpresën që nga këto vezë të shumohet raca e hibridit antishqiptar, që fatkeqësisht, siç u vërtetua në Korçë, ka rrënjë të thella në Shqipëri e rretherrotull saj. Kjo nuk prish punë, sepse edhe racat e specieve më të ndyta janë të pacenueshme, e kanë vendin e tyre.

Mirëpo, e vërteta për to duhet të thuhet. Goran Bregoviqi, me nënë serbe, baba kroat, është spiun i thekur, shumë më i suksesshëm se sa si rokstar, sepse profesioni i spiunit që e ushtron edhe sot, ia ka dhënë famën dhe të gjitha sukseset e deritashme.

Këtë e vërteton dëshmitari autentike, Zhivan Velisavljeviqit, ndihmës Shef i Departamentit të Shërbimit të Sigurimit të Shtetit të ish-Jugosllavisë, rekrutuesi i Goranit, i cili vite më parë për mediat serbe ka treguar për Goranin dhe bashkëpunëtorët e tij nga bota muzikore në ish-Jugosllavi. Po e sjellim të plotë shkrimin “Rok scena i DB” (Rok skena dhe Sigurimi shtetëror), publikuar në “Srpska politika” më 28 mars 2010. ROK SKENA DHE SIGURIMI I SHTETIT

Kur jeni kënaqur me disa grupe muzikore, me këngëtarët dhe me muzikën e tyre, nuk e keni pas idenë se pas tyre ka qëndruar një organizim shumë më i madh dhe më i fuqishëm sesa vet grupet dhe këngët. Pas tyre ka qëndruar Shteti përmes veprimeve të një grupi të veçantë të Sigurimit të Shtetit, i cili i ka diktuar të rinjtë që të drejtohen në cakun e duhur, që Tito të evitonte rrezikun nga rinia radikale – e cila për nga natyra e saj është rebele dhe kërkon gjithmonë diçka tjetër, diçka më shumë sesa që ka.

Të rrallë janë njerëzit nga Shërbimi i Sigurimit Shtetëror të ish-Jugosllavisë, të cilët pranojnë të flasin për veprimet në të cilat kanë marrë pjesë, gjatë regjimeve të kohës së Titos dhe Millosheviqit. Njërën nga ndodhitë më specifike e ka ish-ndihmësi i dikurshëm i krye shefit të Departamentit të Sigurimit të Shtetit, Zhivan Velisavljeviq , i cili është pensionuar në fillim të vitit 1990 me dekret të presidentit të atëhershëm të RFSJ. Velisaljeviq tash jeton në shtëpinë e tij familjare në vendlindjen e tij në Lojanice, afër Shapcit. Shtëpia e tij është larg asaj që publiku do ta imagjinonte se mund të ishte një shtëpitë e një spiuni të pensionuar. Nuk ka mure të larta, as dyer të hekurta që hapen e mbyllen me komandim nga distanca, nuk ka as në roje qen të racës Doberman.

E megjithatë shtëpia e Velisavljeviq edhe pse ka pamje si shumica e shtëpive në këtë zonë, brenda ka diçka që e bën atë të ndryshojë. Në tavanin e rregulluar me shumë kujdes, Velisavljeviq ka një koleksion prej disa mijëra regjistrimesh LP – disqe të muzikës, ekskluzivisht të muzikës argëtuese dhe rok muzikës, të krijuara në RSFJ. Kur e pyetëm a je diskofil, Vesisavjeviq sqaron se, disqet nuk ishin për argëtimin e tij, por ato ishin mjetet e tij të punës. Këto disqe me vlerë nominale nuk mund të tjetërsohen e t’i përvetësojë askush, sepse i ka nga Departamenti i Sigurimit të Shtetit, që ia ka dhënë atij në posedim me revers.

OPERACIONI “MILJACKA”

Velisavljeviqi angazhimin në Shërbimin e sigurimit e ka filluar në vitin 1968, kur demonstratat e studentëve seriozisht e tronditin Titon, i cili edhe pse arrin t’i qetësojë ata, pikat e reja të nxehta po rishfaqeshin vazhdimisht. Në atë kohë Tito sapo e kishte përfunduar krizën e Plenumit të Brioneve dhe shfaqet kriza studentore, e gjithashtu sinjal i keq ishte edhe invadimi rus në Republikën Çeke, prandaj duhej menduar për qetësimin e situatës. Për këtë qëllim, Tito në një takim të fshehtë e shtron në diskutim situatën duke kërkuar të vlerësoj se si dhe cili front duhej zgjidhur më së pari?

Veljko Vlahoviq ka propozuar që RSFJ të sigurojë bombën atomike e cila do të ishte garantuese e sovranitetit. Edvard Kardelj e ka theksuar afrimin kah pakti i NATO -s ndërsa Stane Dolanc paraqitet me propozimin më të çuditshëm dhe bizar. Dolanc ka shpjeguar sesi CIA, duke shfrytëzuar muzikën e grupeve që fuqishëm të mbështetura në hedonizmin dhe në përdorimin e pijeve të drogës, ka arritur të zbusë frymën luftarake të protestave të studentëve në Amerikë dhe shumë të rinj progresivë t’i bëjë klounë të parrezikshëm dhe të pa ide të qartë revolucionare! Dolanc ka konsideruar se diçka e tillë mund të bëhet edhe me rininë tonë. Veljko Vlahoviq nuk pajtohet sepse mendoi se të rinjtë e Jugosllavisë ishin më të shëndetshëm dhe më të pjekur se amerikanët, por Titos i duket më shumë argëtues propozimi i Dolanc.

Në fund, Dolancit i jepet drita jeshile dhe operacionit pagëzohet me emrin e koduar “Miljacka”, sipas lumit në Sarajevë, sepse Tito ka parasysh luftën që ishte fituar në Bosnjë prandaj të gjitha betejat e reja duhet të fillonin nga aty. Miljacka dukej si toponimi më urban në atë republikë. Dolanci në bashkëpunim me besimtarët e tij më të afërt, si Srdan Andrejeviq dhe Obrad Gjorgjeviq, e zgjedh të riun Zhivan Velisavljeviq për të udhëhequr me operacionin “Miljacka.” Dhe Velisavljeviq e ka drejtuar këtë operacion për plot 22 vjet. “Rekruti im i parë natyrshëm ishte Goran Bregoviq. Me të nuk kishte asnjë problem, sepse atij i pëlqente ideja e Jugosllavisë, e seksit dhe drogës, kështu që ne lehtë u pajtuam.” ka treguar Velisavjeviqi.

 “Me Bregoviqin, madje unë aplikova një sistem që Shërbimi e shfrytëzonte me kriminelët – të cilëve ua lejonte të vidhnin jashtë dhe të gjenin strehim në Jugosllavi, në këmbim të kryerjes së ndonjë pune për ne. Kështu edhe unë ia lejova Bregoviqit të vidhte këngë të huaja, që t’i publikonte ato si të tijat , por në to duke propoganduar ato që neve na duheshin.”

SAMITI NË SKENDERIJA

Zdravko Çoliq nuk ishte aq i lehtë për tu rekrutuar. “Zdravko Çoliq ishte një interpretues jashtëzakonisht i talentuar dhe atë nuk mund ta rekrutonim lehtë. Ai nuk kishte asgjë kundër nesh, por nuk donte që t’i detyrohej askujt asgjë.” Por kur u arrestua në Ohër për shkak të shkëmbimit të valutave të huaja, Velisavljeviq e gjen rastin e tij të volitshëm të përfitimit:

“E vizitova në burgun e Ohrit dhe u morëm vesh për pesëmbëdhjetë minuta.” Sektorin e Velisavjeviqit në kuadër të Resorit për Sigurimin shtetëror kur merret vesh se Çoba ishte rekrutuar, shfaqet histeria e pastaj filloi paniku kur kuptuan se ai kishte nevojë për këngë të mëdha – hite!

Një pjesë e Shërbimit dyshoi në Kornelie Kovaçin, dhe u vendos që e gjithë pop skena jugosllave të qëndronte pas Çoliqit. “Organizuam një takim të fshehtë një natë në Skenderija. Gjashtë avionë RV dhe PVO sollën të gjithë kompozitorët kryesorë të pop muzikës së vendin tonë. Erdhën: Arsen Dediq, Djordje Novkoviq, Kornelije Kovaç, Bojan Adamiq, Zika dhe Radovan të grupit “Zana”, Momçilo Bajagiq, Zlaja Arslanagiq i grupit “Crvena Jabuka” (Molla e kuqe), Iztog Turk, Jasenko Houra, Jura Stubliq, Vladimir Divljan, Zoran Kesendriq dhe shumë të tjerë. “

“I vendosëm në Skenderija. Ata ishin plotësisht të papërgatitur për atë që i priste. Pastaj unë dola në podium (foltore) u ndjeva sikur të isha Tito, dhe u thashë se të gjithë ishin të detyruar të përgatisnin nga një këngë për albumin e rikthimit të Çoliqit.” Velisavljeviq as sot nuk mund ta fshehë kënaqësinë e tij. Ekipi i kompozitorëve pastaj u rikthyen pas me aeroplanë nëpër qytetet e tyre dhe fillojnë punën për këngët. Por, në Shërbim kishte nervozizëm sepse numri aq i madh i njerëzve nuk mund të kontrolloheshin në mënyrë të sigurt. Kështu që në fund vendosëm që Bregovqi të bënte t gjithë albumin, në mënyrë që sekreti për këngët të mos dilte në publik.

“Albumi i rikthimit të Çoliqit në një moment dukej se do të ishte albumi më i madh në historinë e muzikës pop. Dukej se ky sukses do të ishte për Çoliqin sikurse që “Smile” ishte për Beach Boys, prandaj këtë ne nuk duhej ta lejonim. Çoliqi i duhej Jugosllavisë vetëm për atë moment, prandaj në fund gjithçka ia besuam Bregoviqit për ta zgjidhur! SHIRITAT E LUFTËS Shërbimi i Sigurimit të Shtetit ishte përgjegjëse për përgatitjen e albumeve konceptuale që kishin funksionin e transmetimit në etër në rast lufte, apo edhe të një apokalipsi bërthamor.

“Këto janë të ashtuquajturat Albumet e Kiametit, kështu i quajtëm në Shërbimin e sigurimit, sepse këta shirita ishin të regjistruara këngët e fundit të botës, këngë me të cilat ky popull do të duhej të mbijetonte dimrin bërthamor. Në krijimin e këngëve ka punuar ajka e skenës jugosllave në bashkëpunim me një ekip psikologësh të zgjedhur. “Janë disa këngë dashurie që i kemi testuar te kafshët. Dhe me të vërtetë, kur këto kënga ua lëshonim, muzika ndikonte që ato të çiftëzohen përmes sekretimit të hormoneve të caktuara. Këngët e këtilla në parim janë krijuar për njerëzit që në rast të qëndrimit në bunkerë pas një lufte bërthamore të stimulohen për vazhdimin e trashëgimisë së racës së tyre. Lëshimi i një kënge të tillë në etër në rrethana të rregullta ishte vepër penale!

Ato regjistrime ndodhen edhe sot e kësaj dite në kasafortën e Shefit të SDB (Shërbimi i Sigurimit të Shtetit).” Velisavljeviq ngurron të flasë për këto këngë, por pas insistimit të madh, ai tregon se disa prej tyre këngëve janë shkruar nga Kiki Lesendriq, dhe ato janë kënduar nga Zana Nimani, Anja Rupel dhe Marina Peraziq. Kur e pyetëm nëse ato këngë ishin të ngjashme me krijimet e tyre të mëparshme, Velisavljeviq buzëqeshi dhe në mënyrë lakonike u përgjigj: “Denis dhe Denis janë për këtë çerdhe…”

AGJENTËT E DYFISHTË

Agjenti Velisavljeviq thotë se në praktikën e tij është takuar vetëm një herë me një agjent të dyfishtë. Ky ishte rasti i Iztok Turk, udhëheqësi dhe autori kryesor i grupit Videosex. “Iztok ka punuar për ne. Diku gjatë albumit “Lacrimae Christi”, ai është kontaktuar nga shërbimi gjerman BND. Ai donte të ndërpriste kontaktin me ta, por ne këmbëngulëm që ai ta vazhdonte.” Kur shpërbërja e Jugosllavisë po afrohej, Velisavljeviq pohon se edhe besnikëria e Iztokut po zhvendosej ndaj gjermanëve. “Unë nuk jam i sigurt se Turku e tradhtoi Jugosllavinë, mendoj se ai ishte lojal ndaj saj deri në fund, por me kalimin e kohës, gjithnjë e më pak. Kjo dëshmohet nga përpjekjet e tij të dështuara për të regjistruar këngë në anglisht me Videosex-in.” Sipas Velisavljeviq, regjistrimi i këngëve në gjuhën angleze ishte një provokim i qëllimshëm në të gjitha qendrat e shërbimit inteligjent gjerman, që kishte qëllim kolonizimin e skenës muzikore jugosllave.

“Ata donin të margjinalizonin bendet tona duke i nxitur që të regjistrojnë këngë në gjuhën angleze, me qëllim të t’i ndajnë nga auditori vendas, e në anën tjetër nuk ua dhanë shansin e vërtetë në skenën e huaj. Për fat të mirë, gjermanët patën sukses vetëm me grupet alternative.

Ne arritën që Bregoviqin, Çorbën dhe Azrën ta mbanim nën kontroll të hekurt “. Albumi “Divlje jagode” (Luleshtrydhet e egra) në anglisht ishte një komplot klasik MI6. Ata në atë periudhë i mbajti si agjentë të tij famëkeqi Entoni Monkton, i cili e fillon karrierën e si operativ i rokënrolit për RSFJ-në dhe e përfundoi duke shërbyer në Beograd.

“Për fat të mirë, DB kishte njeriun e vet në grup. “Alen Islamoviq ishte njeriu ynë dhe ai nga brenda ua shkatërroi karrierën angleze “Luleshtrydheve të egra”. Islamoviqi ishte element i shëndetshëm në atë grup, dhe kjo është arsyeja që ne e shpërblyem atë me pozitën e këngëtarit në “Belo dugme” (Pulla e Bardhë).” Velisavljeviq edhe sot e konsideron veten jugosllav. Ai beson se vetë shërbimet republikane të sigurimit shtetëror kanë punuar kundër shtetit të përbashkët, madje edhe në fushën e rokënrolit.

“Jasenko Houra ishte njeriu i Shërbimit Republikan Kroat. Unë u dërgova letra disa herë për ta vënë atë në dispozicion për ne në shërbimin federal sepse ai është një muzikant i talentuar, por ata kanë refuzuar dhe i kanë shpikur disa formalitete. Unë me përgjegjësi të plotë vërtetoj se kënga e tij “Për nënën time” (Kroacia trëndafili i fundit) është tëlyeni i departamentit të Zagrebit. ” “Nuk ka të pafajshëm,” vazhdon Velisavljeviq, “kur vumë re se Zoti dhe kisha përmenden shpesh në këngët e Pilotit, ne e morë në bisedë informative Zoran Lesendriçin, për të parë se për çfarë bëhej fjalë. “Gjatë natës, shefi i departamentit të Beogradit na telefonoi dhe na tha se ai ishte i tyre. Ne u detyruam që ta lironim. Atëherë unë e kuptova se çdo shërbim republikan e ka grupin e vet.

MAGJISTRALA E IBRIT

“Luftë nuk do të kishte pa propagandë dhe grupe si “Prljavo kazalište” (Teatri i ndytë), thekson Velisavljeviq dhe është i bindur se është naive të mendohet që lufta midis shërbimeve sekrete ishte më e zbutur në fushën e skenës rok sesa në fushat e tjera. “Skenari “Magjistralja e Ibrit” u aplikua për herë të parë në Krcun, dhe herën e dytë në Drazhen Riç.” Velisavljeviq me përgjegjësi vërteton se me aksidentin në trafik të një anëtari të “Crvena Jabuka” (Molla e kuqe), punët nuk ishin biznes i pastër. “Zlaja shumë shpejt u largua nga grupi, ai ishte një engjëll, një nga operativët e mi më të dashur, një jugosllav i vërtetë,” thotë Velisavljeviq. “Unë mendoj se do të ishte interesante nëse Zhera ndonjëherë flet, sepse ai e di gjithë historinë.”

SKENA AKTUALE

Velisavljeviq nuk e ndjek skenën aktuale që kur ka dal në pension. Sidoqoftë, atë që sheh në televizion dhe në internet nuk ngjallin besim tek ai. “Shumë njerëz të talentuar shkuan në muzikë popullore, ndërsa në skenën rok shumë grupe këndojnë në anglisht, dhe kjo nuk vlen asgjë! Skena ka qenë shumë më e mirë derisa e kontrollonte DB, sepse ne e kemi ndihmuam edhe në mënyrë kreative kur është përballur me kriza.” Velisavljeviq krenohet për faktin se DB për këngën “Lipe cvatu” kishte angazhuar tre profesorë të Akademisë së Muzikës dhe një profesor të letërsisë për ta ndihmuar Bregoviqin që ta sajonte këtë këngë. “Sot më nuk ka ambicie të tilla, për fat të keq. Kam frikë se Sigurimi shtetëror nuk i kontrollon më ato as ato grupe që vet i ka themeluar.”

(Përktheu: Skënder Zogaj)

Please follow and like us: