Liria e shtypit ‘përplas’ SHBA dhe Rusinë në Tiranë, heshtje nga idiotët e konspiracionit
Përplasje dhe replika në distancë mes dy ambasadave me qendër në Tiranë. Liria e shtypit është bërë “mollë sherri” mes SHBA dhe Rusisë, duke kthyer profilet zyrtare në faqe ku nuk kanë munduar komentet dhe “thumbat”.
Gjakrat i nxehu një postim i Ambasadës Amerikane në Tiranë, ku Rusia akuzohej se po shtypte median e lirë dhe të pavarur, duke vënë theksin tek vrasja e dy gazetareve dhe aktivisteve të njohura ruse, Anna Politkovskaya dhe Natalia Estemirova. Këto dy të fundit njiheshin edhe si kritike të pushtetit.
“Ndërsa qeveria ruse vazhdon fushatën e saj kundër medias së pavarur, ne jemi të vetëdijshëm për historinë e gjatë të saj armiqësore dhe persekutuese ndaj shtypit të lirë. Kjo sjellje ka pasoja tragjike dhe ne i nderojmë ata të cilët rrezikuan jetët e tyre duke ndjekur të vërtetën,”- shkruan Ambasada e SHBA-së.
Nuk ka kaluar shumë kohë dhe menjëherë ka ardhur një reagim nga ambasada ruse në Tiranë. Këta të fundit nuk kanë bërë asnjë koment, por me ironi shkruajnë se ndjekësit në faqen e ambasadës i kanë thënë të gjitha.
Ngjarja i ka kapur në befasi idiotët e konspiracionit në Shqipëri.